Qeveria e Maqedonisë së Veriut falënderoi ekipin që kontribuoi në Shqipëri pas tërmetit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e përfaqësuar nga zv.kryeministrat Oliver Spasovski dhe Bujar Osmani, pritën sot një pjesë të ekipit që ndihmoi për 72 orë në shpëtimin e të mbijetuarve nga tërmeti, transmeton Portalb.mk.

“Jemi krenarë për ekipet tona të cilët treguan profesionalizëm kulminant dhe iu ofruan ndihmë atyre të cilëve u nevojitej. Angazhimi juaj nuk do të harrohet asnjëherë si dhe fakti se çdoherë mbetemi me dorë të shtrirë për mbështetje për fqinjët tanë”, tha Spasovski.

Në takim sot ishte prezent edhe ambasadori shqiptarë në RMV, Fatos Reka, Drejtori nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH), Adnan Xhaferoski si dhe Ivica Naumovski, lider i ekipit të forcave republikane për mbrojtje dhe shpëtim.

“Me të vërtetë pashë se ju punuat në rrethana të jashtëzakonshme dhe të rrezikshme për jetë me qëllim që t’u ndihmoni të pësuarve. me atë ju treguat edhe imazhin e vërtetë të shtetit në në thelbin e të cilit është solidariteti dhe ndihma”, theksoi Osmani.

Ekipi ishte i kombinuar nga shpëtimtarë, minatorë, zjarrfikës dhe persona të tjerë profesionistë, në terren treguan gatishmëri për t’u përballur me një mision të vështirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button