Rasti “Reket”, Kiçeec e pranoi fajin, Janeva dhe Boki 13 thonë s’janë fajtorë

Ish-prokurorja Katica Janeva në seancën e parë për rastin “Reketi” deklaroi se nuk ndihet fajtore. Janeva theksoi se Prokuroria Themelore Publike nuk ka prova kundër saj dhe se ndihet krenare me punën e Prokurorisë Speciale Publike.

“Shpresoj që të gjitha lëndët të përfundojnë me aktgjykime. Kam punuar sipas ligjit dhe në mënyrë profesionale. Nuk kam thyer ligjin. Unë, si ish-shefe e PSP-së kam qenë në rrezik për 4 vitet e fundit. Vazhdoj të ec me kokën lartë sepse kam kontribuar shumë në luftën kundër krimit. Unë pres që gjykata të më lirojë dhe shpresoj se nuk keni frikë nga fjalët e prokurores për “shkundje nga brekët”, tha Janeva, transmeton Alsat.

Seanca e radhës është caktuar për 6 dhjetorë, ndërsa gjatë seancës së sotme Zoran Milevski-Kiçeec ka pranuar fajin për të cilin ngarkohet derisa i akuzuari i parë Bojan Jovanovski (Boki13)  së bashku me Katica Janevën janë shprehur se ndihen të pafajshëm.

Gjykatëse e lëndës është, Vaska Nikollovska-Masevska.

Gjykimi vjen pasi në tërësi u miratuar akuza për rastin “Reket”, në të cilin të akuzuar janë, Boki 13Kiçeec dhe Janeva. Momentalisht, në paraburgim është Boki 13, ndërkaq Janeva dhe Kiçeeci janë në arrest shtëpiak.

Ndryshe, në rastin “Reket, të akuzuar janë Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13, ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva dhe Zoran Milevski i njohur me nofkën Zoki Kiçeec. Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit tëjashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna MandiqKristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button