Tërmetet në Shqipëri, Kryqi i Kuq i RMV-së grumbulloi 83.749 euro donacion

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi se deri më tani ka grumbulluar 5.154.730 denarë apo 83.749 euro, përmes xhirollogarisë të fondit për solidarizim dhe numrave telefonik për donacione, për të ndihmuar të mbijetuarit e tërmetit me pasoja tragjike në Shqipëri, transmeton Portalb.mk.

Siç thuhet në kumtesë, donacionet janë grumbulluar me ndihmën e qytetarëve, kompanive Immorex, Gemak Trade, Parland, Komercijalna Banka AD Shkup, Shoqata e Pensionistëve, Labu47, Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit, Degët e Kryqit të Kuq si dhe nga një pjesë e artistëve.

Numrat për donacione janë ende në dispozicion, në numrin 143 400 mund të donohen 100 denarë për thirrje, nga shfrytëzuesit e Telekomit si dhe A1 Maqedoni.

Personat e interesuar si dhe kompanitë mund të donojnë në xhirollogarinë e fondit për solidarizim: 300000001327966.

Tërmeti prej 6.4 ballë i 26 nëntorit të 2019-s, konsiderohet të jetë më i fuqishmi që pas vitit 1979 dhe i pesti në botë për këtë vit. Pas Shqipërisë, tërmete të fuqishme e kanë goditur edhe Greqinë, dhe Bosnje e Hercegovinën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button