Tërmeti i mëngjesit në Shqipëri, është ndjerë edhe në RMV

Rrjeti Telemetrik Sizmik i Maqedonisë së Veriut, sot në mëngjes ka regjistruar tërmet, epiqendra i të cilit ka qenë në Shqipëri, në largësi prej 160km në Jugperëndim të Shkupit, njofton Portalb.mk.

Tërmeti ka ndodhur në ora 09:26 minuta, me magnitudë lokale 4.3 shkallë sipas Rihterit.

Sipas të dhënave, tërmeti është ndjerë në jugperëndim të pjesëve të RMV-së, Kërçovë, Ohër dhe Manastir me intensitet III-IV sipas Shkallës Mikrosizmike Evropiane dhe me intensitet prej III shkallë në Shkup dhe rrethinë sipas të njëjtës shkallë.

Tërmeti prej 6.4 ballë i 26 nëntorit të 2019-s, konsiderohet të jetë më i fuqishmi që pas vitit 1979 dhe i pesti në botë për këtë vit. Pas Shqipërisë, tërmete të fuqishme e kanë goditur edhe Greqinë, dhe Bosnje e Hercegovinën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button