Prokuroria e lartë dha mendim negativ, ata nuk konsiderojnë se Boki 13 duhet të shkojë në burgim shtëpiak

Nga Prokuroria e Lartë nuk u pajtuan që Bojan Jovanovski, i dyshuar në rastin “Reket”, të shkoj në burgim shtëpiak, ata dhanë përgjigje negativë kërkesës së tij për të shfuqizimin e masës paraburgim, për burgim shtëpiak. Kjo është konfirmuar nga Prokuroria, ku thanë se ky vendim i është dorëzuar gjykatës të Premten, transmeton Portalb.mk.

Marrë parasysh mendimin negativ të Prokurorisë, si dhe kërkesën e Bojan Jovanovski, sot në dyer të mbyllura Gjykata e Apelit duhet të diskutojnë dhe të marrin vendim për këtë.

Nga Gjykata e Apelit për “Fokus” thanë se nuk është e sigurt që sot do të merret vendim për kërkesën e mbrojtjes të Bojan Jovanovski që ai të shkoj në burg shtëpiak, për arsye se një pjesë e anëtarëve të këshillit kishin seanca gjyqësore të rregullta sot.

Jovanovski dje është kthyer në burgun hetimor “Shkupi” ngaqë për disa ditë me radhë ishte i shtruar në Spitalin “8 Shtatori”.

Gjykimi për “Reket” është paraparë të filloje nesër në Gjykatën Penale të Shkupit.

Ndryshe, në rastin “Reket, të akuzuar janë Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13, ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva dhe Zoran Milevski i njohur me nofkën Zoki Kiçeec. Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit tëjashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna MandiqKristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button