Pompeo: SHBA e deponoi protokollin për NATO, Maqedonia e Veriut tani është një hap më afër Aleancës

Shtetet e Bashkuara e kanë depozituar protokollin e ratifikuar për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Këtë e bëri të ditur sekretari shtetëror Majk Pompeo në faqen e tij në Twitter, transmeton Portalb.mk.

“Me kënaqësi ju njoftoj se Shtetet e Bashkuara tanimë kanë depozituar protokollin e ratifikuar për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Tani jemi një hap më afër anëtarësimit të plotfuqishëm të Maqedonisë si shtet i 30-të në NATO” tha Shefi i Diplomacisë Amerikane.

Senati amerikan e ratifikoi protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO me datë 22 tetor të këtij viti.

Nga anëtarësimi i plotë, Maqedoninë e Veriut e ndan vetëm një ratifikim, marrë parasysh se për dhjetë muaj protokollin për anëtarësim të vendit në NATO e kanë ratifikuar 28 nga 29 shtete anëtare.

Pritet gjithashtu që në samitin e NATO, i cili do të mbahet nesër dhe pasnesër në Londër, në deklaratën përfundimtare të theksohet se Maqedonia e Veriut është e mirëpritur si shtet anëtar i 30-të në NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button