Ministria e Drejtësisë: Gruevski nuk është arrestuar në Hungari

Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë  i hedh poshtë informatat se ish kryeministri, Nikolla Gruevski, i cili momentalisht është azilant në Hungari, është arrestuar në Budapest, ashtu siç ka njoftuar “TV Srpski Kolektiv”, duke u thirrur në informata të kryetarit të Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sandulloviq, njofton Portalb.mk.

“Demantojmë edhe një prej shumë lajmeve të rrejshme këto ditë – plotësisht i hedhim poshtë të pavërtetat  e publikuara se Nikolla Gruevski është arrestuar dhe se Ministria e Drejtësisë nuk kërkon ekstradim. Opinioni e ka të njohur se Ministria e Drejtësisë, menjëherë pas arratisjes së  Gruevskit – që vitin e kaluar, ka dërguar kërkesë për ekstradimin e të njëjtit. Më 31 tetor të vitit 2019-të, Ministria e Drejtësisë së Hungarisë, na ka informuar se pas refuzimit të ekstradimit dokumentet janë dërguar në Prokurorinë e Hungarisë”, thonë nga Ministria e Drejtësisë së RMV-së.

Ministria e Drejtësisë së Hungarisë gjithashtu ka informuar se prokurori publik ka vendosur të mos hapë procedurë penale, por as ndonjë masë tjetër kundër Gruevskit.

Ndryshe, ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, më 13 nëntor të vitit 2019 u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest. Përplasje ka mes shteteve se kush e ka ndihmuar Gruevskin për t’u arratisur në Hungari.
Reagime të shumta ka pasur në opinion e Maqedonisë dhe Hungarisë, por edhe nga faktori ndërkombëtar. Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button