“Ringjallja” e abolimit të paligjshëm i Ivanovit, Xhaferi: Seancë mund të caktohet pas 11 dhjetorit

Kryetari i Kuvendi Talat Xhaferi sot do t’i dërgojë letra Qeverisë dhe Kryetares së Komisionit Ligjdhënës-juridik për kërkesën e LSDM-së për interpretimin autentik të nenit 11 të Ligjit për falje.

Kryeparlamentari Xhaferi deklaroi që me këtë do të fillojë procedura parlamentare për kërkesën për interpretimin autentik, por paralajmëroi që edhe Komisioni Ligjdhënës-juridik (KLJ) edhe mendimi i Qeverisë të arrijnë tek ai në kohë sa më të shpejtë, ndërsa seancë plenare mund të caktohet vetëm pas debatit për buxhetin të Komisionit për Financa dhe Buxhet, pas 11 dhjetorit, transmeton MIA.

Xhaferi thotë se megjithëse ekzistojnë dilema të caktuara në lidhje me kërkesën dhe nenin 11 të Ligjit për falje, ai është i detyruar kërkesën ta përcjellë në procedurë të mëtejshme. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese duhet të thotë, veç të tjerash, çfarë do të thotë vendimi i saj i marsit të vitit 2016, në të cilën thuhet se neni, përkatësisht ndryshimet dhe plotësimet në ligj shfuqizohen.

Sipas Rregullores së Kuvendit, sqaron ai, pasi ta dorëzojë interpretimin autentik deri tek KLJ dhe deri tek Qeveria, do të jetë në pritje të mendimit të Qeverisë, pas së cilit duhet të mblidhet Komisioni Ligjvënës-Juridik. Anëtarët e KLJ-së duhet ta rishikojnë kërkesën e LSDM-së dhe mendimin e Qeverisë, dhe të vendosin nëse do ta pranojnë apo jo. Nëse e konsideron të nevojshme, KLJ mund të kërkojë gjithashtu mendimin e Komisionit për Sistem Politik si organi amë i Kuvendit i cili fillimisht vendosi të miratojë ligjin. KLJ madje mund të bëjë debat edhe nëse Qeveria nuk paraqet mendim. Nëse KJL e pranon kërkesën, ai duhet të propozojë formulim në Kuvend dhe nëse nuk e pranon, duhet të dorëzojë raport. Në të dyja rastet, kërkesa për interpretimin autentik përfundon para deputetëve.

Nëse ka propozim – për interpretim autentik dhe konkluzion nga KLJ, deri në fillim të seancës parlamentare për tekstin e propozuar mund të shtrohen amendamente të cilat do të shqyrtohen në seancë. Nëse KLJ e kundërshton kërkesën, ajo i dërgon raport Kuvendit, i cili ose e pranon ose e refuzon atë. Edhe nëse ka apo nuk ka ndonjë vendim të KLJ-së, Kuvendi vendosë nëse dhe çfarë interpretimi autentik do të miratohet. Në të dyja rastet nevojitet një shumicë e thjeshtë.

Në Kuvendin e sotëm deputetët në përgjithësi nuk kishin qëndrim zyrtar për kërkesën sepse ende nuk ka arritur deri tek ata. Disa prej tyre kanë dilema që rrjedhin nga vendimet dhe shfuqizimet e Gjykatës Kushtetuese dhe “ringjalljen” e disa qëndrimeve për falje dhe rastin me ish-presidentin Gjorge Ivanov.

Qëllimi i interpretimit autentik, sipas dorëzuesve, është që të parandalohen përpjekjet për shmangien e drejtësisë dhe sigurimin e pandëshkueshmërisë për veprat serioze penale, gjegjësisht aktivizimin e faljes së paligjshme të cilën e ka dhënë ish presidenti Gjorge Ivanov, në prill të muajit 2016-të.

Nga Kabineti i Xhaferit informojnë se kërkesa për interpretim autentik që ka arritur të premten, menjëherë është dërguar te deputetët.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese është një hap para anulimit të të gjitha akuzave, hetimeve dhe proceseve gjyqësore që janë ngritur kundër ish zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët u amnistuan nga ish-Presidenti Gjorge Ivanov më 12 prill 2016. Një muaj më vonë, Ivanov i revokoi amnistitë.

Nëse kjo nismë kalon në Gjykatën Kushtetuese, do të aktivizohen amnistitë që iu dhëna më shumë se 50 të dyshuarve, të pandehurve, dëshmitarëve në procedurat e PSP, për të cilat Ivanov atëherë arriti të mbledhin të dhëna, nga prokuroria e atëhershme e Marko Zvrlevskit, se kundër tyre ishim nisur procedura dhe i amnistoi.

Ish kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski, ish ministrja e Punëve të brendshme Gordana JankulloskaMartin Protogjer, Mile Janakieski, Goran Grujevski, Nikolla Boshkoski, Toni Jakimovski, Edmond Temellko, ish kryetarët e komunave Toni Trajkovski dhe Vlladimi Talevski, pastaj të gjithë anëtarët e njësitit alfa të akuzuar në “Tortura”, Bedredin Ibraimi, Menduh Thaçi, gjyqtarja Svetllana Kostova, ish-ministri Lupço Dimovski … si dhe i ndjeri Kosta Krpaç, por edhe Zarko Llukovski, i cili vdiq sot, janë ndër zyrtarët e akuzuar dhe të dyshuar t ë cilët ishin amnistuar. Gruevski dhe Jankulloska janë dënuar dhe Gruevski, Ibraimi,  Mijallkov dhe Thaçi janë dënuar me burg, por asnjëri prej tyre nuk është në burg, të gjithë janë në procedurë të ankimimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button