Mustafa e përkujton Rugovën me rastin e shënimit të 75 vjetorit të lindjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot Presidentin Historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, me rastin e shënimit të 75 vjetorit të lindjes.

Mustafa ka thënë se Presidenti Rugova padyshim është arkitekt i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, transmeton Klan Kosova.

“Presidenti Ibrahim Rugova është vizionari i Republikës të Kosovës që e udhëhoqi popullin e saj drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, duke e bërë të mundshëm realizimin e aspiratave tona shekullore. Ai me diplomacinë e tij fitoi përkrahjen e botës demokratike dhe ndërtoi shumë miqësi në politikën ndërkombëtare”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, me përkushtim do të vazhdojë ta mbrojë shtetësinë e Kosovës, partneritetin me SHBA-të dhe shtetet e BE-së, rrugë të cilën e ka trashëguar nga Presidenti Rugova”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button