Tetë muaj bllokohet hetimi i origjinës së pronës së Jovo Vangellovskit dhe gjykatësve nga “bombat”

“Antikorrupsioni do të kontrollojë pronat e gjykatësve nga bombat”. Ky është titulli me të cilin mediat në mars publikuan se Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit me iniciativë të veten do të kontrollojë të dhënat nga listat anketuese dhe deklaratat për interes për pesë gjykatës nga “bombat”. Kjo u bë e ditur pas raportit të Departamentit të shtetit për të drejtat e njeriut, në të cilin ishin theksuar emrat e gjykatësve për të cilët PSP-ja kishte përgatitur raport special, transmeton Portalb.mk.

Por, ka tetë muaj, kontrolli i pronës së këtyre gjykatësve ka ngecur ndërmjet tre institucioneve. Anëtarët e Antikorrupsionit në një kolegjium me drejtorin e Policisë financiare, Arafat Muaremi dhe prokuroren Villma Ruskoska kanë ra dakord që hetuesit t’i ndihmojnë KShPK-së për të hetuar gjendjen e pronës së pesë gjykatësve.

Por, kur ka ardhur koha për të punuar në terren, Antikorrupsioni ka hasur në pengesë lidhur me kompetencat ndërmjet Policisë financiare dhe Prokurorisë. Raportet për hetimin e pronës së gjykatësve për KShPK, Policia financiare i ka dërguar deri te Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, prej ku kanë pritur urdhëresë për të filluar me aktivitete dhe angazhimin e hetuesve.

Prokurorja Villma Ruskoska thotë se Drejtoria e Policisë financiare mund të veprojë edhe pa urdhëresë speciale nga Prokuroria.

Drejtori i DPF-së, Arafat Muaremi, tha se procesi ka pasur ngecje disa muaj dhe se ato në aspektin hierarkik janë në Prokurori  prej ku kishin pritur udhëzime, por shton se problemi është tejkaluar.

Muaremi tha se ata do të verojnë sipas nismës së KShPK, ndërsa nëse vërtetohet se ka elemente për ndjekje penale, do ta njoftojnë Prokurorinë, e cila, në bazë të veprimeve të tyre mund të hape hetim.

Kontrolli i pronës është për kryetarin e shkarkuar të Gjykatës Kushtetuese, Jovo Vangellovski. Sipas raportit të PSP-së, Vangellovski ka ndarë informata të rëndësishme për raste aktive me politikanë lidhur me gjykimet.

Në këtë listë gjendet edhe Gjykatësja e lartë administrative Svetllana Kostova, e cila ishte zënë në bomba duke biseduar me ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, ku ai i thotë se e ka rregulluar punën që të bëhet gjykatëse, ndërsa ajo ia kthen se do të ketë borxh ndaj tij tërë jetën dhe se do të qerasë për atë.  Opozita ngrit aktpadi penale për Kostovën me pretendim se përmes saj Mijallkovi e ka rregulluar provizionin për blerje të pajisjes për MPB-në nga një kompani izraelite me çmime më të larta se ato reale.

Në listën për kontroll është edhe gjykatësja Sofija Llaliçiq, të cilës Mijallkovi ia uron përzgjedhjen për gjykatëse, ndërsa ajo e pyet: “Cilët gjykatës tjerë i rregulluat” dhe e nxitë ish drejtorin e DSK-së që ta zgjedhin Violeta Arnaudovskën, motra e gjykatëses në Supreme, Snazhana Bajllozova, e cila ishte këshilltare në Këshillin gjyqësor. Ajo e zu trenin e fundit dhe, në bazë të ligjit të vjetër, në moshën 53 vjeçe u bë gjykatëse civile edhe pa akademi.

Në listë për kontroll të pronës janë edhe ish kryetarja e Këshillit gjyqësor Aleksandra Zafirovska, e cila e informon Lençe Samarxhiskën, sekretare e Nikolla Gruevskit, se do të publikonte shpallje për gjykatës. KShPK paralajmëroi kontroll edhe për ish kryetarin e Gjykatës themelore në Shkup, Vlladimir Pançevski, të cilin Këshilli gjyqësor e pezulloi për abuzimin me AKMIS-sistemin dhe për atë ka ngritur aktakuzë.

Në raportin e Departamentit të shtetit ishte theksuar se në periudhën 2011 deri 2015 katër gjykatës kishin qenë të përfshirë në “shkelje flagrante të integritetit, pavarësisë, profesionalizmit dhe abuzime”.

Ndërkohë, prokurorja Villma Ruskoska paralajmëroi hetim financiar për gjykatësit të cilët e liruan Katica Janevën në paraburgim shtëpiak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button