RMV, gjyqtarët kushtetues do të përpinë përsheshin që e bënë vetë

Përveç Naser Ajdarit, të gjithë gjyqtarët tjerë kushtetues, të përfshirë në operacionin e amnistisë për zyrtarët e VMRO-DPMNE, janë afër fundit të mandatit të tyre. Derisa u kalon viti i fundit nga një ose dy vjet që u kanë mbetur nga mandati I tyre nëntë vjeçare, gjyqtarët Elena Gosheva, Nikolla Ivanovski, Jovan Josifovski, Vlladimir Stojanovski dhe Vangelina Markudova, këtë e kanë shans të fundit për të shpëtuar zyrtarët e VMRO-DPMNE-së, shkruan Portalb.mk.

Megjithëse nisma e avokatit Zoran Stojanovski para Gjykatës Kushtetuese do të numërojë katër vjet, gjykatësit pikërisht tani po e aktualizojnë atë, në periudhë kur PSP-ja nuk funksionon, kur VMRO-DPMNE me këmbëngulje e pengon Ligjin për prokurori publike, kur do të formohet qeveri teknike dhe kur do të pasojnë zgjdhjet parlamentare. Përpjekja e gjyqtarëve kushtetues është të krijojnë hapësirë ​​që falja e ish-presidentit Gjorge Ivanov të bëhet efektive juridikisht dhe kështu të pezullohen hetimet, gjykimet dhe të rrëzohen dënimet kundër ish-drejtuesve të VMRO-DPMNE-së dhe funksionarëve të lartë të qeverisë në atë kohë.

Elena Gosheva është shembull klasik i gjykatëses partiak

Elena-Gosheva
Elena-Gosheva

Praktikisht, para se të largohen nga detyra, gjyqtarët kushtetues duket sikur duan të falënderojnë VMRO DPMNE për ndihmën e tyre në avancimin në karrierë. Nga distancë situata duket kështu. Për shembull, Elena Gosheva është shembull klasik plotësisht e papërshtatshme për gjykatëse kushtetuese. Përveç që nuk e ka përmbushur mesataren e pikëve të notës, publiku ka ditur prej kohësh se e gjithë familja Goshev për dy dekada ishte ngushtë e lidhur me partinë e Hristijan Mickoskit.

Si mund kjo gjyqtare të merr vendime në mënyrë objektive, profesionale dhe legale kur burri i saj ishte drejtor i Qendrës Studentore, kuadër I VMRO-DPMNE, kur vajza e saj Slobodanka Gievska Gosheva është anëtare e shquar e partisë dhe kur dhëndri i saj Igor Gievski është gjithashtu anëtar me përvojë dhe i njohur i partisë . Me një trung të tillë familjar në demokracitë perëndimore, Gosheva as nuk mund të imagjinonte të kryente një funksion aq të lartë gjyqësor, por në Maqedoni ajo ishte madje edhe kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Ajo ka më pak se dy vjet për të shkuar, por ndërkohë vajzat, dhëndri dhe një rreth i gjerë i të afërmve janë vendosur në kompani me paga jashtëzakonisht të larta si Telekomi, EVN, Agjencia e Komunikimeve Elektronike. Dhe si mund një gjyqtare e tillë të veprojë si e pavarur ashtu siç i ka hije një gjyqtar kushtetues? – Kurrsesi.

Për të pasur kandidat të vetin të sprovuar në Kushtetuese, VMRO-DPMNE e vendos Goshevën , edhe pse ajo ishte në pension pas skadimit të mandatit në Këshillin e prokurorëve publikë. Tani është e qartë se një veprim i tillë i është shpaguar partisë, megjithëse kjo është konfirmuar disa herë më parë, kur Gosheva rreth disa çështjeve më tepër e promovonte politikën se ligjin.

Tre në një – edhe Ivanovski edhe Josifovski në përsheshin e VMRO-së

Nikola-Ivanovski
Nikola-Ivanovski

Nga i njëjti Këshill i prokurorëve publikë, në të njëjtën kohë, në rendin e gjyqtarëve kushtetues kaloi edhe Nikolla Ivanovski. Ai është një tjetër xhoker i besueshëm i VMRO DPMNE. Edhe ai, sikurse Gosheva nuk kanë pasur një ditë përvojë të vetme në çështjet kushtetuese, që është tregues i drejtpërdrejtë që partia u ka ndihmuar atyre që pa merita të vendosen në pozicione të larta gjyqësore, dhe është logjike që partia tani pret që gjyqtarët e tyre të bëjnë pritë harakiri juridik që edha këta pa meritë të amnistojnë kriminelët partiakë.

Ivanovski e zëvendësoi Goshevën në funksionin e kryetarit të gjykatës, para rotacionit të fundit kur u zgjodh Sali Murati. Atëherë në media u raportua se Ivanovski kishte fituar postin e kryetarit sepse kishte pas për detyrë të shtyjë ndryshime që i japin presidentit fuqinë për të falur veprat që ndërlidheshin me procesin zgjedhor.

Në të njëjtin vit, 2012, kur Gosheva dhe Ivanovski u zgjodhën gjyqtarë, qeveria e  VMRO-DPMNE-së e votoi edhe Jovan Josifovskin për gjyqtar kushtetues, duke kompletuar një treshe të vërtetuar që të mund të imponojnë vendime politike e jo juridike në gjykatë.

Jovan-Josifovski
Jovan-Josifovski

Edhe Josifovski është i lidhur politikisht me VMRO-DPMNE – pesë vjet ai ishte kryetar i Komisionit shtetëror zgjedhor, ndërsa djali i tij ishte i punësuar në kabinetin e Ivanovit si sekretar i përgjithshëm. Edhe te ky gjyqtar është e diskutueshme se sa objektivisht dhe në mënyrë të pavarur mund të gjykojë, veçanërisht duke marrë parasysh faktin se me djalin e Boris, i cili i ka shërbyer Ivanovit, presidenti prej të cilit edhe kishte origjinën e gjithë kjo nismë e paramenduar, e paligjshme dhe e përshtatshme për partinë për të shpëtuar kriminelët përmes institucioneve.

Nuk bëhet gjyqtari i pavarur nga funksionari partiak

Vangelina-Markudova
Vangelina Markudova

Megjithatë i pari që do të largohet nga Gjykata Kushtetuese është gjykatësi Vlladimir Stojanovski, mandati i të cilit përfundon për më pak se një vit. Tani edhe ai ka mundësi që gjatë muajve të fundit në gjykatë për të shprehur mirënjohjen e tij për partinë. E, si nuk do të shprehë falënderim kur që nga 2006 deri në vitin 2011 karriera e tij ka pas ekspres avancim dhe vetëm për një kohë aq të shkurtër ai arriti të kapë një post të rëndësishëm dhe të lartë në Gjykatën Kushtetuese.

Si propozim i VMRO- DPMNE, ai së pari u bë drejtor i Byrosë për mjekësisë ligjore. Brenda një viti ka kaluar në Gjykatën administrative dhe vetëm tre vjet më vonë në Gjykatën Kushtetuese. Edhe ai nuk ka pasur përvojë me materien kushtetuese, por kjo, si dhe përvoja e vogël gjyqësore nuk ishte pengesë që VMRO DPMNE të njohë potencialin e Stojanovskit, por për përfitimin e saj.

Vladimir-Stojanoski
Vladimir-Stojanoski

Naser Ajdari, nga ana tjetër, ishte bashkëpunëtor i BDI-së para se të bëhej gjyqtar kushtetues, që në bazë të logjikës edhe tani është bashkëpunëtor, por nga një pozitë më të lartë me potencial për të ndikuar në vendimet gjyqësore në favor të partisë.

I kotë është arsyetimi i kryetarit të paralementit Talat Xhaferi se Ajdari, pasi ishte zgjedhur  gjyqtar kushtetues, i ka pezulluar aktivitetet partiake. Ai mund të ketë ndërprerë aktivitetet partiake, por jo edhe ato gjyqësore, përmes të cilave BDI mund të ndikojë në ndonjë proces të caktuar. Pavarësisht sa do të përpiqen që para publikut të paraqiten si të pavarur dhe objektivë, etiketat partiake janë të vështira për t’u hequr.

Naser-Ajdari
Naser-Ajdari

Më në fund, Vangelina Markudova është gjykatësja e gjashtë që nuk dëshiron t’i sheh anëtarët e VMRO-së në burg. Për të ishte pazakontë që nga Gjykata themelore kaloi drejtpërdrejt në Gjykatën Kushtetuese. Ajo e di se si e ka merituar, por publiku e mban mend se ajo i gjykonte operacionet kryesore të MPB-së, si “Syri i gjarprit”, “Fallanga”, “Sopoti”, “Mafia e Frankfurtit”, aksione përmes të cilave qeveria e Nikolla Gruevski synonte të frikësojë dhe të vendosë sundimin e regjimit.

Por një nga proceset gjyqësore të turpshme që e ka udhëhequr ajo është dosja për kompaninë Sllavia. Pasi Gjykata themelore 2 u përjashtua nga çështja, materialet përfunduan në Gjykatën themelore Shkupi 1, me qëllim ose rastësisht çështja shkon te Markudova. Më vonë doli në pah se partneri i Markudovës kishte pas interes si punonjës në Sllavia, pas së cilës dënimi me burg ishte në dyshim.

Tre musketarët

Osman Kadriu
Osman Kadriu

Kundrejt këtyre gjashtë gjyqtarëve, të cilët, përmes vartësisë politike, do të promovojnë kinse konsistencë ligjore, ndërsa vetëm do të shkaktojnë kaos juridik dhe mos durime politike, me qëllimin përfundimtar që asnjë anëtar i VMRO-së të mos përfundojë në burg, janë tre gjyqtarë, dinjiteti dhe logjika ligjore e të cilëve i kanë tejkaluar  interesat partike – Sali Murati, kryetari i gjykatës, Osman Kadriu dhe Darko Kostadinovski.

Ndërsa gjashtë gjyqtarët e parë, në mënyrë të pajustifikueshme dhe të paligjshme, pozicionohen në anën e atyre të cilët praktikisht i kanë zgjedhur dhe iu kanë ndihmuar që të përparojnë padrejtësisht në karrierat e tyre pa kualifikime dhe dituri, tre gjyqtarët tjerë do të përpiqen të fitojnë në seancën e gjyqit përmes argumenteve ligjore. Vështirë që gjyqtarët e VMRO-DPMNE të ndryshojnë mendimin – ashtu që ata do të vendosen kundër partisë që tani dëshiron të shpaguajë borxhin që ua ka mundësuar disa gjyqtarëve që të mbajnë funksion të cilin nuk e meritojnë.

Darko-Kostadinovski
Darko Kostadinovski

Është interesant fenomeni i Kostadinovskit, i cili gjithashtu nuk është marrë me materien kushtetuese, por në anën tjetër është ekspert i të drejtës ndërkombëtare. Ka shkruar libra dhe ka qenë i angazhuar në kabinetin presidencial që nga Boris Trajkovski, më pas te Branko Crvenkovski, që përfundimisht Ivanovi ta emërojë si gjyqtar kushtetues. Sidoqoftë, megjithëse është propozimin e tij, ndërsa Ivanovi ka një lidhje të drejtpërdrejtë me peripecitë politike dhe ligjore të amnistisë, Kostadinovski ka vendosur të mos bashkohet me gjashtë të dyshimtit. Për dy të tjerët nuk ka asnjë dilemë, Murati dhe Kadriu japin përshtypjen se duan të punojnë sipas ligjit, veçanërisht profesori me përvojë Kadriu që e njeh materien kushtetuese edhe pothuaj përmendësh.

Sali Murati
Sali Murati

Është mirë që ai u zgjodh gjyqtar kushtetues një vit më parë së bashku me Kostadinovskin, kështu që në tetë vitet e ardhshme do të jetë zëri i arsyes në gjykatë, megjithëse një votë nuk bën shumicë. Por brenda një viti ose dy, do të ketë rotacion të shtatë gjyqtarëve të tjerë, dhe një shans për qeverinë e re pas zgjedhjeve parlamentare të zgjedh gjyqtarët e duhur, të arsimuar dhe dinjitet, në vend se gjyqtarët që përkulen para partisë.

E tani, çka?

Ivanovi nuk kishte të drejtë ta sillte faljen, aq më pak ta revokojë atë. Edhe avokatët komentojnë se ato procedura janë të pjekura përgjegjësi penale të Ivanovit. Dhe jo vetëm aq, por falja zbuloi se presidenti kishte pas qasje në informacione sekrete, që është gjithashtu një rast për hetim, që sigurisht nuk do të ndodhë kurrë. Tani e rëndësishme, për seancën e Gjykatës Kushtetuese të planifikuar për ditën e Mërkurë, është nëse neni 11-a i ligjit të faljes do të abrogohet ose shfuqizohet.

Nëse abrogohet të gjithë ish-zyrtarët e akuzuar dhe të dënuar nga PSP-ja do të shpëtojnë sepse do të abrogohen në mënyrë prapavepruese të gjitha pasojat që kanë qenë të shkaktuara më parë. Nëse neni shfuqizohet, atëherë, nga ai moment dhe në të ardhmen, neni nuk do të jetë i vlefshëm dhe do të thotë që Stevo Pendarovski nuk do të ketë të drejtë të tërheqë falje që një herë është shpallur, por pasojat e mëparshme do të mbeten ashtu siç janë. kjo do të thotë që zyrtarët e VMRO DPMNE nuk do të kenë falje.

Pas shpërndarjes së pabarabartë të forcave në Gjykatën Kushtetuese, domethënë gjashtë kundrejt tre, ka të ngjarë të jetë beteja kryesore do të jetë pikërisht kjo – nëse neni do të abrogohet ose shfuqizohet, sepse shumica e gjyqtarëve me siguri do të kërkojnë që neni të mos ekzistojë më.

Kaosin plotësues në këtë histori e shkakton VMRO-DPMNE, e cila në konferenca për shtyp akuzon loja e rolit të vampirit nga gjyqtarët kushtetues është me urdhër të Zoran Zaevit. Si? – Është e paqartë se si partia që e ka shumicën e gjyqtarëve dhe shumë të akuzuar nga radhët e partisë dhe që përfitojnë vetëm nga ky vendim kushtetues, menjëherë trillon konstrukte që LSDM-ja qëndron prapa këtij veprimi skandaloz të gjyqtarëve kur të gjitha pikat negative, nëse neni abrogohet, shkojnë në llogari të LSDM-së. Ose thjesht, si mund të ketë LSDM një dobi politike nëse nuk ka ndëshkim për asnjë zyrtar të VMRO-së? Ose përse do ta kishte iniciuar LSDM-ja krejt këtë kur bëhet fjalë për lirimin e kundërshtarëve politikë, të zhytur thellë në krim.

Sidoqoftë, duke pasur parasysh që një numër i madh i njerëzve nuk lexojnë, nuk i kontrollojnë ose krahasojnë informacionet, por besojnë verbërisht, shumë votues të VMRO-së do ta kalojnë me lehtësi tezën se LSDM qëndron prapa operacionit (jo)kushtetues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button