Me nënshkrimin e Janevës komandantit të njësitit “Alfa” iu lejua të merrte rrogë nga Ministria e Brendshme dhe shtesa nga PSP

Hetuesit, ekspertët, shërbimet profesionale dhe administrative kanë mund të jenë pjesë e  Prokurorisë speciale publike e për atë ka vendosur prokurorja speciale Katica Janeva. Neni 2, paragrafi 3 i ligjit për PSP parashikon se “Prokuroria publike për ndjekje të veprave penale që ndëlidhen dhe që dalin nga përmbajtja e përgjimit të paautorizuar të komunikimeve, I përfshin prokurorët publik të zgjedhur në këtë Prokurori, por edhe hetues, ekspertë, shërbime profesionale dhe administrative”, shkruan MKD, transmeton Portalb.mk.

Lista e hetuesve përfshinte edhe emrat e dy punonjësve të MPB-së, Llaze Velkovski dhe Primisllav Dimovski. Njëri, ish-kreu i BSP-së dhe shefi aktual i Departamentit për luftë kundër krimit të organizuar në Ministrinë e punëve të brendshme, tjetri komandant aktual i njësisë për reagim fillestar Alfa.

Gjatë katër viteve të fundit komandanti i “Alfave” Primisllav Dimovski në PSP ka marrë rreth 40 mijë euro. Në listën e pagave të PSP-së ka qenë edhe ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Llazo Vellkovski, i cili për tre vjet so honorat ka fituar rreth 33,000 euro.

Komandanti i njësitit policor “Alfa”, Dimovski, disa ditë më parë u lajmërua përmes një statusi në rrjetet sociale dhe tha se ishte i gatshëm për ta kthyer çdo denar që nuk e kishte fituar me punë.

Neni 9, paragrafi 8 i ligjit për PSP thotë se Prokurori special publik mund të punësojë asistentë profesionalë, ekspertë, këshilltarë, hetues dhe personel administrativ për të punuar në qendrën hetimore.

Përgjigje për angazhimin e Dimovskit kërkua edhe nga MPB ku na thanë që çdo oficer policie mund të angazhohet si në Prokurorinë themelore publike ashtu edhe në Prokurorinë speciale dhe se kjo bëhet vetëm me një urdhër me shkrim nga një prokuror kompetent.

Ligji për procedurë penale lejon angazhim të tillë dhe për atë nuk nevojitet miratim nga MPB, por Prokuroria vetëm duhet të dërgojë informacion.

“Prokuroria e cila e angazhon oficerin policor vetëm e parashtron një urdhër me shkrim nga prokurori  deri te MPB dhe ashtu fillon angazhimi, përkatësisht në atë mënyrë njoftohet MPB-ja”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Ata shtojnë se siç është rregulluar me Kodin e procedurës penale, pagesa e pagës nga MPB nuk pushon, sepse punonjësi edhe më tej vazhdon të kryejë detyra për nevojat e Ministrisë, ndërsa prokuroria i paguan shtesat.

“Detyrat e punonjësit të policisë, që angazhohet nga prokuroria, janë vetëm nën juridiksionin e prokurorisë, e cila, me ligj, nuk ka asnjë detyrim ta raportojë këtë në MPB”, shtojnë nga prokuroria.

Angazhimi i Dimovskit në PSP ka përfunduar pas përfundimit të ekzistencës së PSP-së sepse Janeva ishte e vetmja që mund të vinte nënshkrim për përfundimin e angazhimit, ndërsa ajo ishte në paraburgim.

Për dallim prej tij, angazhimi i Vellkovskit ka përfunduar automatikisht në momentin kur ai mori postin e drejtorit të Byrosë për siguri publike.

Se çfarë angazhime kanë pasur këta dy në PSP është e panjohur, pasi që bëhet fjalë edhe për  procedura hetimore që janë ende duke u zhvilluar, por edhe veprime të fshehta.

Të dy hetuesit që supozohej se po ndiqnin SPO dhe Janeva janë nën vëzhgim nga institucionet.

Paratë që i kanë marrë të dy hetuesit që duhej të ishin grushti goditës i PSP-së edhe të Janevës, janë nën llupën e institucioneve.

Dokumentet për paratë që janë marrë gjenden në PThP për ndjekje të krimit të organizuar, por procedurë ka hapur edhe Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit.

Institucionet do të duhet të përgjigjen nëse këto para, si hetuesit, prokurorët dhe të gjithë ata që kanë marrë shtesa janë marrë në mënyrë të ligjshme, nëse është tejkaluar shuma e paraparë ligjërisht, si dhe nëse do të duhet të kthehen shumat e plota ose një pjesë e parave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button