Ndjeni ankth pas tërmetit? – Këshilla si të qetësoheni

Nëse ndiheni në ankth, është mirë të merrni frymë dhe të bisedoni me dikë. Është e kuptueshme të ndjeni ankth në këto momente. Ankthi është normal, sidomos pas një tërmeti të fuqishëm si ai që goditi Shqipërinë më 26 nëntor. Të gjithë mund të ndjejnë frikë se një tjetër tërmet do të godasë vendin tonë.

Ekspertët thonë se të mbijetuarit e katastrofave natyrore mund të përjetojnë ndjenja të stresit post-traumatik pas ngjarjes. Ajo çfarë e shkakton frikën është se ju nuk keni asgjë nën kontroll. Mirëpo, në jetë në çdo moment asgjë nuk është e sigurt. Prandaj, duhet të qetësoheni, pasi pjesa më e rrezikshme ka kaluar. Ajo çfarë duhet të bëni pas tërmetit është të punoni me veten për t’u qetësuar nga kjo situatë.

Nëse ndjeni se situata juaj psikologjike pas tërmetit po përkeqësohet, duhet të kërkoni ndihmën e një psikologu për të shprehur gjithçka çfarë mendoni dhe ndjeni.

-Dilni me miqtë tuaj. Për të dalë nga kjo situatë duhet të bëni sërish gjërat që bënit çdo ditë para tërmetit. Dilni me miqtë tuaj dhe flisni për gjërat që ju mundojnë. Është koha për t’u shpërqëndruar paksa nga e gjithë kjo ngjarje e trishtë dhe tragjike që ka ndodhur në vendin tonë.

-Përpiquni të flini. E dimë që këto ditë shumica prej jush nuk kanë fjetur nga frika se mund të ketë një tjetër tërmet të fuqishëm në vend. Mirëpo, duhet të qetësoheni dhe të kuptoni që rreziku më i madh ka kaluar. Përpiquni të flini, pasi gjumi ju ndihmon për të menaxhuar ankthin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button