Rama: Të gjithë duhet të biem dakord për garantimin e transparencës për të ardhurat

Ka nisur mbledhja e Komitetit  Kombëtar të  Rindërtimit në Kryeministri. Fjalën e ka marrë kryeministri Rama i cili është shprehur:

Jemi mbledhur për një situatë shumë të jashtë-zakonshme. Të gjithë duhet të biem  dakord për  garantimin e  transparencës  për të ardhurat e mbledhura. Në këto  kushte, buxheti  i shtetit duhet të jetë i monitoruar nga  një mekanizëm  transparence, Top Channel.

Ky komitet është garanti  se programi  i rindërtimit  do të jetë  ‘fryt’ i të  gjithëve.

Këtu  të gjithë  kanë sjellë jo vetëm kontribut financiar, por edhe dijësore.

Faza ku jemi është kalimtare, por jo dhe aq e shpejtë.

Do të doja të ishte këtu edhe opozita,janë gjithnjë të mirëpritur.

Të japim mesazhin e kanalizimit të kontributeve dhe financimeve përmes këtij komiteti.

Unë ju garantoj të gjithëve se qeveria do të jetë plotësisht e përkushtuar dhe transparente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button