“Revolucioni i gjelbër” deri te Zaevi: Plotësoni 7 kërkesat, pastaj takohemi me ju

22 organizata joqeveritare të cilat të premten e organizuan marshin “Revolucioni i gjelbër” sot i janë përgjigjur Qeverisë se nuk ka nevojë për takime në këtë moment, njofton Portalb.mk.

“Ne përfaqësuesit e organizatave civile, të bashkuar si Revolucioni i gjelbër, vlerësojmë se në këtë moment hapësira për takime të reja me kryeministrin, ose përfaqësues tjerë të institucione mund të jenë të mundshme, VETËM nëse shohim vullnet real dhe konkret për bashkëpunim me qytetarët. Ajo është e mundshme dhe e realizueshme nëse kryeministri dhe ministrat e tij dhe këshilltarët të angazhuar në temën për mjedis jetësor, tregojnë se seriozisht e kanë dëgjuar zërin e qytetarëve, të treguar në marshin dhe me procedurë urgjente t’i realizojë kërkesat e theksuara në të a.q. Fletorja e Gjelbër, dhe për të cilat nuk duhet kohë e gjatë pasi që varen drejtpërdrejtë nga vullneti i kryeministrit dhe anëtarëve të Qeverisë”, thonë nga Revolucioni i gjelbër.

Kërkesat:

  1. Dekret për miratimin urgjent të Planit Detal Urbanistik Gazi Babë për Vardarishte.
  2. Prokuroria të hapë hetim për “Ohis” në falimentim.
  3. Të miratohen në Qeveri ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Mjedis Jetësor.
  4. Të ndalohet procedura për harmonizimin e ligjeve nga fusha e mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, mbrojtjes së pasurive natyrore, mjedisit jetësor, mbrojtje të trashëgimisë kulturore, mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, higjiena komunale me ligjin për kundërvajtje.
  5. Dorëzimi i aplikacionit të përgatitur për shpalljen e Liqenit të Ohrit dhe “Studençishko Bllato” si vendbanim ujor me rëndësi ndërkombëtare te Sekretariati.
  6. Marrje të koncesionit të Euromaks për minierën Illovica-Shtuka.
  7. Marrje të koncesionit të skaduar për eksploatimit për minierën Pllavica.

Ndryshe, të premten duke mbajtur në duar parulla si “A ende pritni shenjë? Kështu, sipas horoskopit të gjithë jemi kancer”, të rinjtë shprehën pakënaqësi ndaj Qeverisë për mosmarrjen e masave për parandalim të ndotjes së ajrit, që sipas tyre është duke shkaktuar kancer në rrugët e frymëmarrjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button