Ndërpriten aplikacionet Facebook dhe Instagram në shumë vende të botës

Aplikacionet që janë në pronësi të Facebook-ut, përfshirë Instagramin, përjetuan një ndërprerje të madhe në Ditën e Falënderimeve, një festë që shënohet nga amerikanët çdo vit, në të enjten e katërt të nëntorit.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz aktualisht kanë probleme për të hyrë në familjen e aplikacioneve në Facebook, përfshirë Instagramin. Ne po punojmë për t’i rikthyer gjërat sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha kompania Instagram, transmeton Gazeta Express.

Sipas faqes së internetit për monitorimin e ndërprerjeve DoënDetector, rreth 8.000 përdorues të Facebook-ut u prekën në pjesë të ndryshme të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë.

Disa përdorues raportuan se nuk ishin në gjendje të postojnë fotografi dhe video si dhe në ballinën e aplikacionit u shfaq një mesazh duke thënë se “Facebook do të kthehet së shpejti”.

Facebook-u ende nuk e ka komentuar shkakun e ndërprerjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button