ISIS-i mori përgjegjësinë për sulmin me thikë në Londër

Grupi terrorist ISIS ka konfirmuar se sulmi me thikë në Urën e Londrës është kryer nga njëri prej luftëtarëve të tij, ku si pasojë mbetën të vrarë dy persona.

Pavarësisht kësaj, grupi terrorist nuk ka dhënë ndonjë dëshmi rreth kësaj çështje, transmeton Top Channel.

Agjencia e lajmeve e ISIS-it, Amaq, raportoi të shtunën se ky sulm u krye si përgjigje ndaj thirrjeve të Shtetit Islamik për t’i shënjestruar shtetet që kanë qenë pjesë e koalicionit luftues kundër grupit xhihadist.

Sulmuesi Khan ishte pjesë e nëntë anëtarëve të një grupi terrorist që po planifikonte sulme në ndërtesën e këmbimeve të valutave. Ata besohet se e kishin planifikuar edhe ndërtimin e një kampi terrorist për trajnime në Pakistan, por një gjë e tillë ishte zbuluar dhe parandaluar nga inteligjenca britanike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button