Naçi premtoi shtëpi të re dhe pension prej 1 mijë eurosh për familjen Abazi në Gjilan

Humanisti nga Shqipëria Elvis Naçi ka njoftuar se familjes Abazi nga Gjilani e cila humbi dy djemtë e saj pas tërmetit në Durrës, do t’i ndërtohet një shtëpi e re, njofton Koha.net.

Ai tutje përmes një postimi në Facebook ka njoftuar po të njëjtës familje do t’i jepet pension prej 1 mijë eurove.

“Në familjen Abazi në Gjilan ku vdiqën nga tërmeti dy vëllezërit që ndodheshin në Durrës, qofshin të xhenetit, dhe shumë shpejtë fillon shtëpia e re për t’u ndërtuar dhe një pension 1000 euro për 6 jetimët”, ka shkruar ai.

Familja Abazi humbi dy djemtë e saj në mëngjesit e 26 nëntorit pas një tërmeti prej 6.3 ballësh që goditi Shqipërinë. Si pasojë e këtij tërmeti mbetën të vdekur 51 persona ndërkaq qindra të tjerë u plagosën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button