fbpx

Falja nga ish presidenti Gjorge Ivanov, BDI-ja është duke realizuar konsultime

Në lidhje me paralajmërimet që të kthehen faljet për ish funksionarët nga ish presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, partia në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka deklaruar se tash për tash është duke realizuar konsultime, transmeton Portalb.mk.

“Tash për tash jemi duke realizuar konsultime me ekspertë juridikë vendor dhe ndërkombëtar, me qëllim të sqarimit juridik të kësaj situate”, thanë nga BDI.

Kjo vjen ngaqë sot partneri i koalicionit të BDI-së, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka kërkuar “lexim autentik të Ligjit për të parandaluar faljet e paligjshme të Ivanovit”.

Paraprakisht, gjashtë gjykatës kushtetuese kanë votuar “për” iniciativën për rishqyrtim të kushtetutshmërisë së nenit 11 të Ligjit për plotësim të Ligjit për falje të vitit 2016-të, që i ka mundësuar ish presidentit Gjorge Ivanov të heq dorë nga falja e 56 personave, shumica e të cilëve janë radhë e VMRO-DPMNE-së. Heqja dorë erdhi nga protestat disamujore në rrugët e Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button