LVV-LDK u pajtuan për 12 ministri: Të hënën përmbyllet marrëveshja për koalicion

Pas takimit mes Albin Kurtit të Vetëvendosjes e Isa Mustafës të LDK-së, kanë lëshuar një njoftim për media.

Thonë se janë harmonizuar 100 për qind për programin qeverisës. Ndër tjera, thonë se janë pajtuar edhe për çështjen e kabinetit qeverisës me 12 ministri, njofton Koha.net.

Sipas tyre, të hënën, më 2 dhjetor, përfundimisht përmbyllet marrëveshja për koalicion.

“Sot në orën 13:00, në Kuvendin e Kosovës, u takuan kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Në këtë takim u përmbyll 100% harmonizimi i programit qeverisës duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura. Nga dy modalitetet e ndryshme për kabinetin qeverisës me 12 ministri, që i kishin ofruar ekipet punuese të dy subjekteve tona, Kurti dhe Mustafa u përcaktuan për versionin e parë. Në vijim do të përzgjedhen përgjegjësitë në qeverisjen e përbashkët, për çfarë u sqaruan pozicionet dhe kërkesat. Pra, u hap tema dhe u saktësua principi i zgjidhjes, e që përfundimisht do të përmbyllet të hënën me marrëveshje”, thuhet në njoftimin e përbashkët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button