Nisma e Qeverisë së Shqipërisë për tërmetin: Janë mbledhur 35,737,982 lekë nga 3747 donatorë deri më tani

Deri tani (ora 14:30) online përmes e-albania janë mbledhur  35,737,982 lekë nga 3747 donatorë.

Çdokush që dëshiron të kontribuojë është i ftuar që ta kanalizojë donacionin përmes Rezervave të Shtetit dhe Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura, njofton Ora News.

Ju mund të dhuroni duke përdorur një kartë krediti ose debiti të çdo banke drejt llogarisë së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Kontributi i dhënë nga ana juaj do të përdoret nga Emergjencat Civile në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button