Shqipëri, nisi prishja e 7 banesave në zonën e ish Kënetës

Shemben 7 banesat e para në zonën e ish kënetës në Durrës, njofton Ora News.

Për prishjen e tyre u mor vendimi në Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Durrësit.

Ministri i gjendjes së jashtëzakonshme, Bledi Çuçi në një prononcim për mediat theksoi se në ndihmë të grupit të ekspertëve shqiptarë kanë ardhur edhe inxhinierë të huaj, ndërsa shtoi se do të shemben të gjithë banesat që janë në rrezik për jetën e qytetarëve.

Këto janë 7 objektet e para që prishen në bazë të vendimit të Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Durrësit. Me ne po asistojnë, përveç ekspertëve dhe inxhinierëve pamë dhe grupin e IKMT-së dhe një grup inxhinierësh të huaj me të cilët po bëjmë të mundur që prishja të jetë në mënyrë sa më profesionale dhe që të ketë sa më pak dëme të të gjithë ambientit  që e rrethon,” tha Çuçi.

Ish këneta në Durrës është një zonë e cila u prek më shumë nga lëkundjet e tërmetit të së martës, ku pati 8 viktima dhe u shkatërruan me dhjetëra banesa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button