“Antikazino” me letër të hapur: RMV-ja po bëhet Las Vegasi i Ballkanit, dislokoni dhe mbyllni bastore

Lëvizja “Antikazino” sot ka dërguar letër të hapur deri te kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku kërkojnë dislokim dhe mbyllje të bastoreve ekzistuese, pasi sipas tyre, shteti është duke u shndërruar në Las Vegas të Ballkanit, transmeton Portalb.mk.

Më poshtë ua sjellim në tërësi letrën e hapur:

“‘Jeta nuk është lojë’
Nga kartoni i kuq që morëm nga Bashkimi Evropian si duket nuk nxori mësim Qeveria e RMV -së, përkundrazi ditën që duhej të marrim datën bëhen propaganda pompoze për hyrjen e zinxhirit të bastoreve të reja, hapjen e kazinos në sheshin e Shkupit, të gjitha këto me kapital të huaj. R.M.V. shndërrohet në Las Vegas të Ballkanit me standard të ulët dhe bixhoz të theksuar, ky është turp!! Në momentin që Evropa na i shuajti dritat do të ndizen dritat e zinxhirit të atyre bastoreve, dritat nga hapja solemne e kazinos në shesh të Shkupit të gjitha këto me kapital të huaj. RMV shndërrohet në Las Vegas të Ballkanit, me standard të ulët dhe bizhoz të theksuar, kjo është turp! Zotëri kryeministër këto bastore dhe lojëra fati nuk bien nga qielli por ju dhe Ministria e Financave e cila është nën ombrellen tuaj u jep leje andaj mos habitemi pse ngelëm në Gadishullin Ballkanik, pasi ky zinxhir i bastoreve është në Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe në Kontinentin e Afrikës.
Paramendoni moton e tyre “Jeta është lojë” nëse edhe ju ashtu e mendoni po ju themi që e keni shumë gabim, pasi shumë herë ju kemi thënë që me KUMAR nuk shkohet ne Evropë, por si duket nuk i keni marrë seriozisht fjalët tona. Për ne si lëvizje Anti Bixhoz dhe për popullatën jeta nuk është lojë pasi shume familje e paguan shtrenjtë, për një pjesë të madhe është tragjedi – jeta për një pjesë bukur të madhe u bë një ferr i vërtetë. Jemi të indinjuar thellë dhe me të drejtë dyshojmë për një bashkëpunim ndërmjet institucioneve që duhet t’i luftojnë këto dukuri dhe kompanive të lojërave të fatit.
Ne si Lëvizje Anti Bixhoz presim nga ju dislokimin apo mbylljen e objekteve ekzistuese, pasi ashtu premtuat, e jo të mundësoni hyrjen e kompanive të reja. Bastet janë krim, krimi nuk tolerohet. Mos lejoni shkatërrimin e harmonive familjare.
Me respekt Lëvizja Anti Bixhoz 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button