Antikorrupsioni ka hapur lëndë për bonuset e prokurorëve të PSP-së

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (Antikorrupsioni) ka hapur lëndë për bonuset që i kanë marrë prokurorët e Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Këtë e ka bërë të ditur kryetarja Biljana Ivanovska për “A1ON”, transmeton Portalb.mk.

Nga atje i kanë hapur të gjitha listat anketuese për gjendjen pronësore të ish prokurorëve specialë dhe ndryshimet që i kanë paraqitur viteve të fundit. Kjo bëhet me qëllim që të verifikohet se nëse bonuset kanë qenë të paraqitura.

“Në listat anketuese ka pjesë ku thotë ‘të hyra të tjera’. Këtu paraqitet nëse, themi se ndonjë funksionar merr honorar jashtë pagës, apo blen banesë apo e merr me qira. Në këtë mënyrë prokurorët e PSP-së do të duhej t’i kishin paraqitur bonuset që i kanë marrë jashtë pagës”, tha Ivanovska.

Kjo vjen ngaqë nga të dhënat e publikuara në platformën “E-financa”, u pa se vetëm ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, gjatë kohës së mandatit të saj ka marrë gjithsej 157.000 euro në formë të bonuseve.

Pas kësaj, hetuesit nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion hynë në Prokurorinë Speciale për të përcaktuar nëse pagesat shtesë jashtë pagave kanë qenë të ligjshme.

Ndërkaq, prokurorja Fatime Fetai bonuset i ka vlerësuar më të ulëta se të ardhurat që i marrin disa deputetë për shpenzime rrugore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button