U hoq tarifa e skanimit për mjetet që çojnë ndihma në Shqipëri

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në Shqipëri, që nga sot ka hequr tarifën e skanimit për çdo mjet që bart ndihma humanitare për të prekurit nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit.

DPD në bashkëpunim me kompaninë S2 Albania, ka mundësuar nga sot në sistem mospagimin e kësaj tarife për këtë kategori mjetesh, që sjellin ndihma humanitare për një afat 30 ditor.

Kjo nismë u ndërmor në shenjë solidariteti me gjithë të prekurit nga tërmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button