Laboratori i RMV-së i cili e mat ndotjen është në rikonstruktim, akreditimi jo më herët se në fillim të vitit të ardhshëm (VIDEO)

Ambientet në të cilat është vendosur Laboratorin qendror i Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, me dekada kanë qenë të lëna pas dore dhe i paakredituar për metodat e funksionimit të cilat i ka në dispozicion, duhet të rikonstruktohen dhe përshtaten deri në fund të vitit. Para pak kohësh u publikua një thirrje për prokurim publik, me vlerë prej 41.000 euro për rikonstruktimin dhe adaptimin e ambienteve në të cilat është vendosur, transmeton Portalb.mk.

Rregullimi vjen menjëherë pasi Meta.mk vizitoi dhe bëri një reportazh për laboratorin, që është i vendosur në një ndërtesë të rrënuar në oborrin e ish-kompleksit industrial të Hekuranës së Shkupit dhe pas shkrimeve disa mujore për problemin e mos akreditimit.

Për shkak se laboratori nuk është akredituar, megjithëse ekziston që nga vitet ’80 të shekullit të kaluar, ndërsa ka qenë pjesë e Ministrisë që nga themelimi në 1995, matjet që i bën ai të parametrave të ndryshëm të ndotjes nuk mund të konsiderohen deri më tani si prova të forta, posaçërisht në padi kundër ndotësve dhe deri më tani ai nuk ka qenë në funksion të inspekcionit të mjedisit jetësor.

Sapo të rregullohen ambientet ku ndodhet laboratori, duhet të fillojë procesi i akreditimit i cili do të jetë i gjatë dhe duhet të përfshijë edhe furnizimin plotësues të pajisjeve dhe instrumenteve aktuale, e më pas zgjedhjen e një firme konsulente për ta drejtuar procesin e akreditimit të metodave për punë. Deri më tani nuk ka ndonjë paralajmërim konkret nga Ministria se kur ata planifikojnë të fillojnë procesin e akreditimit.

Pasi të akreditohet, laboratori i MMJPH do të duhet të jetë hallkë e rëndësishme në zinxhirin e mbrojtjes së mjedisit jetësor me detyrë kryesore për të përcaktuar se ka ndotje dhe burimet e emetimeve të dëmshme në ajër, ujë dhe tokë, duke iu ndihmuar inspeksioneve për mjedis jetësor në përcaktimin se kush, sa dhe ku ndotë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button