Griezmann kthehet si kundërshtar në vendin ku deri dje ishte hero

Sulmuesi francez, Antoine Griezmann, do të përballet me ish-ekipin e tij, Atletico Madrid, për herë të parë prejse u transferua te Barcelona në korrik të këtij viti.

Ndeshja Atletico Madrid – Barcelona është kryesorja e xhiros XV të La Ligas dhe zhvillohet të dielën në kryeqytetin e Spanjës, Madrid.

Griezmann e di shumë mirë se nuk do të ketë mikpritje të ngrohtë në stadiumin “Wanda Metropolitano” nga tifozët e klubit që e ndihmoi të zhvillohej në një prej top-sulmuesve në Evropë. Por, ai do të jetë i motivuar për këtë ndeshje si partner i ri i Lionel Messit dhe Luis Suarezit, shkruan sot “Koha ditore”.

Në fakt, Barcelona kundër Atleticos pritet të startojë me këtë treshe në sulm, që të mërkurën mbrëma secili shënoi nga një gol në fitoren 3:1 kundër Borussia Dortmundit në kuadër të Ligës së Kampionëve. Griezmann pas fitores ndaj Borussias postoi një foto në rrjetet sociale duke festuar së bashku me Messin e Suarezin, me mesazhin: “Një natë e rëndësishme”.

Në këtë ndeshje Griezmann nuk ishte titullar, por lëndimi i Ousmane Dembeles në pjesëlojën e parë bëri që francezi të inkuadrohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button