U regjistrua edhe viktima e 51-të, pasi u shpallën të mbyllura kërkimet në Shqipëri(VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në seancën e jashtëzakonshme të Qeverisë i ka shpallur të mbyllura operacionet e kërkim-shpëtimit në gërmadhat e objekteve të banimit, të cilat u shkaktuan pas tërmetit të 26-nëntorit të 2019-s, transmeton Portalb.mk.

Pas kësaj, është regjistruar edhe viktima e 51-të. Bëhet fjalë për një 20-vjeçare e cila edhe pse pati dy ndërhyrje kirurgjikale, nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve.

Paraprakisht, bilanci ishte 24 të vdekur në Durrës, 24 në Thumanë dhe 2 në Kurbin. Ndërkohë, gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Durrës, Tiranë, Laç dhe Lezhë.

DITA E PARË: Një tërmet i fuqishëm e goditi Shqipërinë, u regjistruan 25 viktima
DITA E DYTË: Tërmeti tragjik i 26 nëntorit në Shqipëri, numri i viktimave arriti në 30-të
DITA E TRETË: Moti i ligë e kaploi Durrësin, numri i viktimave arriti në 50-të
DITA E KATËRT: Katër ditë pas tërmetit tragjik në Shqipëri, bilanci i viktimave mbeti i pandryshuar

“Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar, ndërsa fatkeqësisht duhet të them që numri i viktimave ka shkuar në 50”, tha Rama.

Ndërkohë kanë qenë momente të vështira për kryeministrin Edi Rama ato të leximit të emrave të familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit.

Bëhet fjalë për 22 familje që kanë humbur njerëzit e tyre.

Familjet ne Thumane me viktima

1-Familja Cakoni: 6 anëtarë 2 viktima

2- Familja Cara: 5 anëtarë 4 viktima

3-  Familja Cara: 2 anëtarë 1 viktima

4- Familja Cuka: 4 anëtarë 2 viktima

5-Familja Cupi: 4 anëtarë 3 viktima

6-Familja Greku: 3 anëtarë 1 viktimë

7- Familja Greku: 3 anëtërë 2 viktima

8- Familja Kaballi: 4 anëtarë, 1 viktimë

9- Familja Preci, 3 anëtarë, 1 viktimë

10- Familja Seleci, 3 anëtërarë 1 viktimë

11- Familja Vata 2 anëtarë 1 viktimë,

12- Familja Steneci 3 anëtërë 1 viktimë

Familjet me viktima në Durrës

13- Familja Broshka: 4 anëtarë 1 viktimë

14- Familja Gjana: 8 anëtarë 1 viktimë

15- Familja Hajdarmataj: 4 anëtarë 1 viktimë

16- Familja Lala: 4 anëtarë 1 viktimë

17- Familja Lala tjetër: 8 anëtarë 7 viktima

18- Familja Mecja: 5 anëtarë 1 viktimë

19- Familja Misho: 3 anëtarë 1 viktimë

20- Familja Qato: 2 anëtarë 1 viktimë

21- Familja Rexhepi: 2 anëtarë 1 viktimë

22- Familja Zenelaj: 9 anëtarë 1 viktimë

Tërmeti prej 6.4 ballë i 26 nëntorit të 2019-s, konsiderohet të jetë më i fuqishmi që pas vitit 1979 dhe i pesti në botë për këtë vit. Pas Shqipërisë, tërmete të fuqishme e kanë goditur edhe Greqinë, dhe Bosnje e Hercegovinën.

Për të sanuar dëmet materiale dhe për realizuar operacion të kërkimit dhe shpëtimit, ndihma financiare dhe ushtarake janë dërguar nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Italia, Greqia, Franca dhe Turqia, Mali i Zi, Serbia dhe Kroacia. Për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve dhe për gjendjen e objekteve pas tërmetit, në Shqipëri janë dërguar edhe ekspertë të ndërtimtarisë. E ndërkaq, kryeministri Edi Rama ka shprehur nevojën urgjente për ndihma monetare.

Tërmetet janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, kurse nuk kanë munguar reagime nga krerët shtetërorë si nga Shqipëria por edhe jashtë saj, ndërkaq në media botërore kjo ngjarje ka zënë ballinën e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button