Sulm me thikë në Hagë, tre të lënduar

Së paku tre persona janë lënduar në një sulm me thikë në Hagë. Lajmin e bën të ditur BBC, teksa thirret në burime të policisë, transmeton Koha.net.

Sulmi ka ndodhur në një rrugë në qendër të qytetit.

Policia ka konfirmuar se aty tashmë janë vendosur shërbimet e emergjencës.

Në një mesazh të ndarë, policia e Hagës ka njoftuar se është në kërkim të një burri të moshës midis 45-50 vjeç, të cilin e përshkroi me një shprehje holandeze që nënkupton personat me prejardhje nga Afrika Veriore. Policia ka njoftuar se i kërkuari bart një shall dhe ka të veshur pantallona të hirta

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button