Haradinaj pranë të mbijetuarve në Thumanë, lodra që ia tërhoqi vëmendjen në gërmadha

Kjo lodër e mbetur në gërmadhat e pallatit pesëkatësh në Thumanë që mori dhjetëra jetë, pa kursyer as fëmijë, tërhoqi vëmendjen e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili vizitoi mbrëmjen e sotme banorët e kësaj njësie administrative, njofton Ora News.

“Sonte, në Thumanë, në vendin e dhimbjes për çdo shqiptarë që humbi më të dashurit e tyre nga tërmeti me pasoja tragjike, për t’u shprehur solidarë por edhe për t’ua zgjatur dorën bashkëkombësve tanë.Ajo që po e bën Kosova, populli i saj, është njerëzore, sepse ne ndajmë gëzimin sikurse edhe tash të keqen bashkë. Kujdesi ynë nuk do të mungojë.Ndjenjë e veçantë se sa shumë jemi për njëri tjetrin, në çdo kohë!”, tha Haradinaj.

Vlen të theksohet se të gjithë strukturat e shtetit të Kosovës, partitë politike, biznesmenët, por edhe qytetarët të thjeshtë kanë treguar mobilizim të jashtëzakonshëm duke u gjendur pranë qytetarëve shqiptarë të prekur nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button