Homazhe në Shqipëri, Itali dhe Suedi për viktimat nga tërmeti tragjik në Shqipëri (VIDEO)

Në Shqipëri, Itali dhe Suedi janë shprehur homazhe për viktimat nga tërmeti tragjik i 26-nëntorit në Shqipëri, transmeton Ora News.

Me qindra qytetarët të organizuar përmes rrjeteve sociale ndezën qirinj pranë heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu  si homazh për 49 viktimat nga tërmeti apokaliptik. Mes tyre ishin edhe artistë.

Jo vetëm sheshi “Skënderbej” në Tiranë, por edhe sheshi “Pavarësia” në Vlorë u kthye në një vend pelegrinazhi mbrëmjen e sotme.

Monumenti simbol i qytetit të Novarës, kupola e San Gaudenzio është ndriçuar sonte me ngjyrat e flamurit shqiptar në shenjë solidariteti e respekti ndaj popullit tonë në këtë moment të vështirë që po kalon.

Për 3 ditë rresht ngjyrat e Shqipërisë do të ndriçojnë monumentin kryesor të këtij qyteti ku jetojnë rreth 5 mijë emigrantë shqiptarë.

Ndërkohë në Piazza Duomo në Milano, emigrantët shqiptarë bënë homazhe për viktimat e tërmetit me qirinj e flamuj shqiptarë.

Në kryeqytetin suedez, Stokholm, shqiptarët janë mbledhur dhe kanë ndezur qirinj në respekt të viktimave të tërmetit shkatërrimtar.

Dje, homazhe janë shprehur edhe në qytetin e Tetovës së Maqedonisë së Veriut.

Video nga Suedia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button