Tumori i pestë më i zakonshëm te femrat e reja, kanceri i gjëndrës tiroide duhet të operohet

Dr. Liljana Brajeviq, Kirurge e përgjithshme


Gjëndra tiroide, e cila është e vendosur në pjesën e përparme të qafës rreth trakesë, është një nga gjëndrat endokrine më të rëndësishme në trupin e njeriut sepse prodhon hormonet tiroide dhe kalcitoninë të cilat janë të rëndësishme për ruajtjen e metabolizmit normal të njeriut dhe përqendrimin e kalciumit në gjak, shkruan Panacea.

Sëmundjet e gjëndrës tiroide që trajtohen në mënyrë kirurgjike përfshijnë zmadhim difuziv të saj, cista, nyje dhe tumoret që mund të jenë beninje dhe malinje.

Tumoret malinje janë në rritje sot, dhe kur bëhet fjalë për tumorin e kësaj gjëndre, mendohet pikërisht për këtë. Tumoret malinje të gjëndrës tiroide shfaqen në rreth 0.4 përqind të popullsisë. Simptomat e tumoreve beninje janë atipike dhe të rralla, pasiqë janë të vogla dhe rriten ngadalë. Zakonisht ato zbulohen kur pacienti i heq aksidentalisht ose gjatë ekzaminimeve të ndryshme diagnostikuese. Rreth 70 përqind e tyre janë jofunksionalë, që do të thotë se nuk ndikojnë në prodhimin normal të hormoneve tiroide, 20 përqind janë me funksion të kufizuar, ndërsa vetëm 10 përqind çojnë në rritjen e prodhimit të hormoneve. Në parim, çdo nyje e gjëndrës tiroide që është më e madhe se 1 centimetër dhe që rritet duhet të hiqet në mënyrë kirurgjikale. Tumoret malinje, nga ana tjetër, janë tumori i pestë më i zakonshëm tek femrat e reja nën moshën 45 vjeç.

FEMRAT JANË KATËR HERË SHUMË MË TË RREZIKUARA SE MESHKUJT 

Tumoret e gjëndrës tiroide shfaqen katër herë më shpesh tek femrat sesa te meshkujt. Shkaku i tumoreve malinje është i panjohur, megjithëse mendohet se rrezatimi në qafë, gusha afatgjate dhe ndryshimet beninje që nuk trajtohen mund të jenë pjesë e shkaqeve. Sipas origjinës, këto tumore ndahen në dy grupe – karcinomë me origjinë epiteliale dhe karcinomë nga përmbajtja e indit (sarkomat, limfomat…).

Nga kanceret me origjinë epiteliale shfaqen format folikulare, papilare, medulare dhe anaplastike. Zakonisht zbulohen gjatë prekjes së ndonjë nyje të vogël ose më të madhe, të fortë dhe të kufizuar në mënyrë të paqartë.

ilustrim

Simptomat që shfaqen si rezultat i presionit të organeve përreth janë zëri i ngjirur, vështirësi në gëlltitje dhe të ngjashme.

Diagnoza caktohet me eko dhe skanim të gjëndrave, ndërsa më e rëndësishmja është biopsia për të përcaktuar nëse ndryshimi është beninj ose malinj. Pasiqë karcinomat përhapen në nyjet limfatike të qafës, mushkërive ose mëlçisë, nëse është e nevojshme kërkohet tomografi kompjuterike e qafës dhe mushkërive në faza të avancuara të sëmundjes.

NDËRHYRJE E SUKSESSHME DHE VETËM DY DITË QËNDRIM NË SPITAL

Trajtimi i vetëm dhe më i mirë është heqja kirurgjikale e tërë gjëndrës dhe, në varësi të gjetjes lokale (përhapja e sëmundjes në nyjet limfatike përreth), hiqen nyjet limfatike përreth. Më pas indi i hequr dërgohet në ekzaminim patohistologjik për të përcaktuar llojin e kancerit dhe fazën e sëmundjes. Ndërhyrja operative përfshin heqjen e pjesshme ose të plotë të gjëndrës, pas procedurave diagnostikuese të kryera më herët.

Ndërhyrja kryhet si procedurë e planifikuar më parë tek një pacient në gjendje të përgjithshme të qëndrueshme, të vlerësuar në detaje në ekzaminim para-operativ anesteziologjik. Ndërhyrja kryhet nën anestezi të përgjithshme. Bëhet një prerje e vogël horizontale e lëkurës në bazën e qafës nga ku hiqet gjëndra dhe, nëse është e nevojshme edhe nyjet limfatike përreth.

Pas operacionit, pacienti qëndron në spital vetëm dy ditë, dhe mund të kthehet menjëherë në obligimet e përditshme. Komplikimet më të zakonshme që mund të shfaqen pas operacionit është grumbullimi i një sasie të vogël të lëngjesh në zonën e plagës (seroma) e cila ose largohet spontanisht ose mund të nxirret me gjilpërë përmes ekos, atëherë mund të ndodhë infeksion, gjakderdhje, dëmtim nervor që i shqetëson kordat vokale, hipokalcemi. Pas operacionit, praktikohet rrezatimi me radiojod.

Prognoza për trajtim është relativisht e mirë nëse sëmundja zbulohet në një fazë të hershme, kur nuk është përhapur në organet përreth. Te pacientët që është hequr e gjithë gjëndra tiroide janë të nevojshme kontrollet e rregullta dhe të marrin terapi me hormone gjatë gjithë jetës së tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button