Ja kandidatët për mbrojtës më të mirë të vitit

Federata Ndërkombëtare e Futbollit FIFA njoftoi emrat e 20 lojtarëve të cilët do të konkurrojnë p titullin mbrojtësi mw i mirw i vitit për t’u bashkuar me ekipin ideal të vitit.

Ndër kandidatët dominojnë lojtarët e Barcelonës dhe Chelsea. Klubi katalonas  pwrfaqesohet nga Dani Alves, Carles Puyol, Gerard Pique, Javier Mascherano dhe Jordi Alba, ndërsa përfaqësuesit e kampionëve në fuqi të Evropës Chelsea kapiteni John Terry, Ashley Cole, Branislav Ivanoviq dhe David Luiz.

Të tre lojtarët e  mbrojtjes nga Real Madrid që aplikojnë për ekipin ideal të vitit Sergio Ramos, Pepe dhe Marcelo. Më tej lista Patrice Evra dhe Rio Ferdinand nga Manchester United, Gareth Bale (Tottenham Hotspur), Kielini (Juventus), Humels (Borussia Dortmund), Vincent Company (Manchester City), Philipp Lahm (Bayern Munich) dhe Thiago Silva (PSG).

Ekipi i Vitit do ta zgjedhin; anëtarët e FIFA-së, dhe emrat e njëmbëdhjetëshes më të mirë do të zbulohet më 7 janar në Cyrih në ceremoninë e dhënies çmimin më prestigjioz individual, Topin e Artë. Javën e ardhshme do të jenë të njohur edhe emrat e lojtarëve për sulmuesit të cilët hyjnë në konkurrencë për ekipin ideal./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button