VV dhe LDK u pajtuan për 100% të programit qeverisës

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës thanë se janë pajtuar për 100 për qind të programit qeverisës dhe se marrëveshja finale për koalicionin e qeverisjes në Kosovë pritet të nënshkruhet në fillim të javës së ardhshme nga liderët e dy partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, njofton REL.

Albulena Haxhiu, pjesë e grupit punes të Lëvizjes Vetëvendosje, tha pas takimit me zyrtarë të LDK-së se drafti i programit qeverisës do të bëhet publik shumë shpejt.

Edhe Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike Kosovës, i konfirmoi pajtimet rreth programit.

Takimi i grupeve punuese të të dyja partive u mbajt pas takimit të së enjtes midis kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje.

Këto zhvillime vijnë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, që u bë të mërkurën.

Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button