Itali, studentët zbritën në sheshe për luftën me ndryshimet klimatike

Studentët në Itali për të tërhequr vëmendjen lidhur me ndryshimet klimatike zhvilluan marshime dhe tubime që qytetet të ndryshme nën sloganin “Të premtet për të ardhmen”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të aktiviteteve “greva klimatike” e cila më parë është organanizuar në shkallë globale çdo vit më 15 mars, 24 maj dhe 27 shtator, sot për herë të katërt janë zhvilluar marshime dhe tubime në kryeqytetin italian Romë dhe në qytetet e ndryshme të Italisë si Milano, Torino, Bologna, Napoli, Palermo.

Studentët në Itali, me thirrjen e aktivistes së klimës, Greta Thunberg kanë zbritur në sheshe para Konferencës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP25) e cila do të zhvillohet javën e ardhshme në kryeqytetin e Spanjës, Madrid.

Aktivitetet e të rinjve ambientalistë janë mbështetur edhe nga lëvizja e emëruar “Sardines” e cila është shfaqur kundër retorikave të Matteo Salvini, liderit të partisë Lega Nord (La Lega) e ekstremit të djathtë e cila kohët e fundit ka rritur votat e saj në Itali.

Marshimi i nisur me pjesëmarrjen e rreth 20 mijë studentëve në sheshin “Republica” në Romë ka përfunduar në sheshin “Popolo”.

Studentët e Romës kanë dhënë mesazhin e tyre se “ndodhemi në prag të krizës klimatike” duke u bërë thirrje qeverive dhe kompanive të mëdha që të ruajnë mjedisin.

Studentët kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet si “Bllokoni të premten për klimën”, “Mbroni botën”, “E shkatërruat klimën”, “Një botë pa plastikë”, “Nuk ka botë tjetër”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button