Studentët e UT-së dhuruan 6 mijë euro në mbështetje të Republikës së Shqipërisë

Një delegacion i Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës, më 28 nëntor e vizituan Durrësin dhe Thumanën, që u goditën nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili shkaktoi viktima në njerëz dhe dëme materiale. Studentët me këtë rast u solidarizuan me të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi natyrore dhe dhuruan donacionet e grumbulluara te Shtabi i Emergjencës Civile në Durrës të Republikës së Shqipërisë, si veshmbathje, mjete higjienike, pako me ushqime, batanije e tjera.

Ndërkaq mjetet financiare në vlerë prej rreth 6 mijë euro, Parlamenti Studentor i UT-së ditëve në vijim do t’i dërgojë përmes adresës unike shtetërore që tani më është krijuar nga Qeveria shqiptare për  adresimin e çdo kontributi përmes https://e-albania.al/dhuro  

Nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës shprehin falënderimet e tyre për çdo student, profesor dhe për qytetarët shqiptarë, të cilët e kanë mbështetur aksionin e studentëve, duke u solidarizuar bashkë me ata për t’u dalë në ndihmë vëllezërve tanë në Republikën e Shqipërisë.

Udhëzim: Si të dhurosh online për familjet e prekura nga tërmeti, nevojiten para (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button