Është hapur Çatia e gjelbër në QTQ të Shkupit, mini-park në 1.800 m2

Kreytari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, përfaqësuesi i përhershëm i Programit për Zhvillim Kombet e bashkuara, Narine Sahakjan dhe drejtori i QTQ-së, Gjoko Trajçevski sot zyrtarisht e kanë lëshuar në përdorim çatinë e gjelbër në Qendrën Tregtare të Qytetit të Shkupit, ku qytetarët gjatë kohës së orarit të punës së objektit, mund të relaksohen ose të zbaviten, njofton Portalb.mk.

Gjithsej hapësira është 1.800 m2, në hapësirat që pamjen e ka në drejtim të sheshit Maqedonia. Janë mbjellur 29 drurë të lartë dhe m shumë se 30 lloje tjera të drurëve, gjegjësisht gjithsej rreth 3.600 rrënjë.

Çatia e gjelbër, QTQ, GTC, Qendra Tregtare, Shkupi, park, (1)
Çatia e gjelbër, QTQ Shkup

Janë vendosur edhe disa fontana dhe pishina, binë të montuar, fushë shahu, kafiteri, pajisje moderne urbane, gjegjësisht ulëse, shporta për mbeturina dhe parkingje për biçikleta.

Sipas kryetarit të Shkupit, gjelbërimi i një pjese të çatisë së QTQ-së është përkushtim për kthimin e gjelbërimit në qendrën e qytetit.

Projektin për ndërtimin e çatisë së gjelbër në QTQ e ka financuar Qyteti i Shkupit nga buxheti i saj, me vlerë rreth 36 milionë denarë, ndërkaq është kryer me ndihmën e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Çatia e gjelbër, QTQ, GTC, Qendra Tregtare, Shkupi, park, (1)
Çatia e gjelbër, QTQ Shkup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button