Fatmir Sulejmani do të promovojë librin “PËRSIATJE”

Në QIK- Shkup, do të bëhet promovimi i librit “PËRSIATJE”, nga Fatmir Sulejmani, me datë 02.12.2019, në Sallonin e ekspozitës Imperial 2 me fillim në orën 19:00.

Fatmir Sulejmani është i lindur në Tetovë. Akademinë Pedagogjike, gjuhë shqipe dhe letërsi, e ka mbaruar në Shkup. Ka magjistruar në Universitetin Shtetëror në Tetovë, ndërsa doktoraturën e ka kryer në Institutin për Gjuhë Shqipe dhe Letërsi në Tiranë.

Është një ndër themeluesit e Shoqatës të Shkrimtarëve Shqiptarë Maqedoninë e Veriut.

Ka përvojë të begatshme profesionale. Ka publikuar, poezi, tregime, satirë, eseje, kolumna, intervista, polemika, studimeve etj. Është anëtar i  Qendrës PEN në Shqipëri.

Nga viti 2014 është kolumnist i rregullt në Portalb.mk.

Në librin “PËRSIATJE” janë publikuar njëzet studime letrare, të konferencave nga akademi ballkanike : Akademia e Shkencës dhe Artit të Republikës të Kosovës dhe Akademia e Shkencës dhe Artit të R. të Shqipërisë. Librin do ta promovojnë Luan Starova dhe Lindita Ahmeti. Moderatore do të jetë Kaltrina Sadiki.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button