Një avokat nga Tetova e ka dorëzuar iniciativën, Gjykata Kushtetuese po e “gjallëron” amnistinë e Ivanovit

Avokati Zoran Stojanovski nga Tetova është dorëzues i iniciativës për vlerësimin e nenit 11-a nga Ligji për falje nga viti 2016-të. Stojanovski iniciativën e ka dorëzuar përpara tre vjet e gjysmë, menjëherë pas amnistisë së ish presidentit Gjorge Ivanov, i cili i fali 56 funksionarë dhe është e çuditshme se pse pas kaq periudhës gjykata më e lartë e vendit ka miratuar vendim që ta shqyrtojë, njofton Portalb.mk.

“Nuk kam përgjigje për këtë pyetje. Atë e di vetëm Gjykata Kushtetuese”, tha avokati Stojanovski për IRL.

Stojanoski thotë se është simptomatike që deri te Gjykata Kushtetuese në vitin 2016-të ka dorëzuar 5 iniciativa për shqyrtimin e kushtetutshmërisë. Ato janë: Vendimi për shpërndarjen e Kuvendit, Ligjin për PSP, Ligjin për dekorime dhe mirënjohje. Njëkohësisht, ka dorëzuar iniciativë për kushtetutshmërinë e abolimit të presidentit Gjorge Ivanov, ndërkaq më pas për vendimin për shfuqizimin e abolimit. Por, në seancën e fundit të gjykatës, të mërkurën, gjykatësit kanë ngritur procedurë vetëm për nenin 11-a nga Ligji për falje i cili mundëson që presidenti i shtetit ta tërheqë vendimin për falje.

Avokati Stojanovski deri te IRL i ka dorëzuar të gjitha iniciativat, ndërkaq nenin kontestues 11-a nga Ligji për Falje, e ka dorëzuar deri te Gjykata Kushtetuese bashkë me Ligjin për dekorime dhe mirënjohje. Në iniciativë ka shkruar:

“Dukshëm se ligjvënësi i ka tejkaluar kompetencat e saja për funksionet dhe kompetencat e presidentit të Republikës së Maqedonisë me miratimin e Ligjit për plotësim të ligjit për falje dhe të Ligjit për dekorime dhe mirënjohje dhe të njëjtat e rrezikojnë sundimin e së drejtës si vlerë bazike e rendit kushtetues dhe në përgjithësi sigurinë juridike të qytetarëve dhe janë në kundërshtim me nenin 84 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë”, shkruan në iniciativë.

Nisma është e vjetër tre vjet, por në rend dite erdhi pardje. Ajo ka ngjallur dyshime se po përgatitet një amnisti për pothuajse të gjithë personat e paditurit në rastet që i ka drejtuar PSP-ja. Bëhet fjalë për politikanë të profilit të lartë, të cilët një herë u falën nga Gjorge Ivanov në vitin 2016, që më pas falja e tyre u revokua shpejtë, me kërkesë të personave të përfshirë.

Midis tyre ishin Sasho Mijallkov, Nikolla Gruevski, Mile Janakievski, Martin Protogjer, Kiril Bozhinovski, Gordana Jankulloska, Goran Grujevski, Irena Misheva, Lupço Todorovski.

Kishte 41 vendime për falje, ndërsa ishin përfshirë 51 persona. Personat më pas kërkuan që falja të tërhiqet në përputhje me nenin 11 i cili e bëri të mundur atë gjë.

Gjykata e pranoi nismën për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e këtij neni. Ekzistojnë dy opsione – njëra parashikon abrogimin e këtij neni, ndërsa tjetri parasheh anulim. Nëse abrogohet, do të nënkuptonte që këto ndryshime ligjore do të zbatoheshin për të gjitha veprimet e ardhshme, por nëse anulohet, do të vlejë për të gjitha rastet deri më tani. Në përkthim, personave që u është hequr falja sërish do të bëhen të falur dhe të gjitha proceset gjyqësore nuk do të mund të vazhdojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button