Dimitrov dhe Bieber: “Non pejperi” i Francës me elemente të mira, nuk do të jetë lehtë për t’u zbatuar

Ka gjëra të mira aty, ka elemente të cilat nuk do të jenë lehtë për t’u zbatuar, thanë njëzëri Ministri i Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov dhe profesori i të drejtës evropiane, Florian Bieber duke komentuar “Non pejperin” e Francës, sot në një debat me temën “Evropa dhe Balkani Perendimor” në Shkup, shkruan Portalb.mk.

Debati në lidhje me nevojat dhe skenaret e ardhshme për Bashkimin Evropian dhe Balkanin Perendimor bëri bashkë sot në Shkup Ministrin e Punëve të Jashtme Dimitrov me profesorin dhe ekspertin e së drejtës evropiane Florian Bieber, folës në panel gjithashtu ishte edhe Blazen Malevski.

Në këtë debat u diskutuan shumë çështje, megjithatë vëreheshe një interes më i madh nga ana e pjesëmarrësve në lidhje me “non pejperin” e Francës për procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian (BE).

Në lidhje me këtë, profesori Bieber potencoi se megjithatë ky dokument ka disa elemente të mira me të cilat mund të punohet, duke vënë në dukje rëndësinë që fundi i saj të jetë anëtarësimi i plotfuqishëm i vendit në Bashkimin Evropian.

“Konsideroj se në non pejpërin e Francës kishte disa ideja të mira, ky lloj dokumenti lejonte shtetit që të marrë disa benefite ende pa u anëtarësuar në union, nuk shoh asgjë të keqe në qoftë se ka faza të hershme, mirëpo është e rëndësishme që këto fazat e hershme të procesit të anëtarësimit në fund të na dërgojnë në anëtarësimin e plotfuqishëm të vendit në Bashkimin Evropian” tha Florian Bieber.

Ai gjithashtu komentoi rrezikun e influencës ruse në vend, duke shtuar se “Rusia ka influencë dhe është e fuqishme vetëm atëherë kur qeveria e vendit e do atë” kështu duke apostrofuar Serbinë dhe Bosnja Hercegovinën.

Pothuajse identik ishte qëndrimi i Ministrit për Punë të Jashtme në lidhje me metodologjinë e Francës, ai tha se ky dokument ka ideja shumë të mira për vendin, të cilat sipas tij do e çojnë vendin në anëtarësim me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.

“Kemi biseduar me shumë ekspert në lidhje me këtë metodologji të re e cila erdhi nga Franca, aty ka disa ideja të cilat janë shumë të mira, ka ideja të cilat absolutisht nuk do të jetë e lehtë për shtetin që të zbatohen, është e rëndësishme që fundi i këtij procesi të jetë anëtarësimi i plotë i vendit në Bashkimin Evropian. Gjithashtu e kemi shumë të rëndësishme që në rajon të kemi një proces, në mënyrë që të garojmë me shtetet tjera sa ju përket reformave, apo ndryshe të ketë olimpiadë reformash” theksoi Nikola Dimitrov.

I pyetur nga pjesëmarrësit në këtë ngjarje, Dimitrov për emrin e ambasadorit të parë të vendit në NATO tha se “Nuk është mirë që në këtë fazë të bisedohet për emra konkret, presim përgjigje nga vendi në të cilin e dërgojmë të njëjtin se a është i pranueshëm apo jo, pastaj mund të diskutojmë në lidhje me këtë”.

Debati "Bashkimi Evropian dhe Balkani Perendimor"
Debati “Bashkimi Evropian dhe Balkani Perendimor”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button