Deskoska: Kuvendi ta parandalojë abolimin e Ivanovit

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska i ka ftuar deputetët që të bëjnë interpretim autentik të nenit 11 nga Ligji për Falje me çka do të parandalohet që Gjykata Kushtetuese ta aktivizojë abolimin kontestues tëpresidentit Gjorge Ivanov, me të cilën mund të lirohen të gjithë të akuzuarit dhe të dyshuarit e Prokurorisë Speciale, njofton Portalb.mk.

“Çdo ditë jemi dëshmitarë të përpjekjeve për ikje nga drejtësia. Ato përpjekje lëvizin vazhdimisht prej anulimeve të vazhdueshme të gjykimeve deri te inicimi i procedurave përpara Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e nenit nga Kodi Penal, ndërkaq tani për Ligjin për Falje. Qëllimi është që të arrihet pandëshkueshmëri për veprat të cilat kanë qenë lëndë e PSP-së, ndërkaq tani janë të transferuar në Prokurorinë Publike.  Me hapjen e procedurës së djeshme në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e nenit 11-a nga Ligji për Falje kërcënohet rrezik i madh për procedurat që udhëhiqen për materialet e përgjuara”, deklaroi Deskoska, duke mos prejudikuar se çfarë do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Ministrja tha se Ministria do t’i propozojë Qeverisë që të kërkojë interpretim autentik në Kuvend, dhe të njëjtën mund ta bëjnë menjëherë.

“Atëherë do të shihet se kush është për drejtësi, dhe kush është shërbëtor i krimit. E ftoj Kuvendin që t’i shfrytëzojë mekanizmat që i ka në duart e saj. Me interpretim autentik mund ta konfirmojë atë që që e ka konstatuar dhe ende e konstaton opinioni profesional se neni 11 në të cilin Ivanov i ka bazuar faljet masive, nuk ka ekzistuar. Gjegjësisht, se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nga marsi i vitit 2016-të për shfuqizimin e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për falje të vitit 2009, nuk e ka pasur nenin e vjetër 11 nga ligji”, tha Deskoska.

Gjykata Kushtetuese është një hap para anulimit të të gjitha akuzave, hetimeve dhe proceseve gjyqësore që janë ngritur kundër ish zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët u amnistuan nga ish-Presidenti Gjorge Ivanov më 12 prill 2016. Një muaj më vonë, Ivanov i revokoi amnistitë.

Nëse kjo nismë kalon në Gjykatën Kushtetuese, do të aktivizohen amnistitë që iu dhëna më shumë se 50 të dyshuarve, të pandehurve, dëshmitarëve në procedurat e PSP, për të cilat Ivanov atëherë arriti të mbledhin të dhëna, nga prokuroria e atëhershme e Marko Zvrlevskit, se kundër tyre ishim nisur procedura dhe i amnistoi.

Ish kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski, ish ministrja e Punëve të brendshme Gordana JankulloskaMartin Protogjer, Mile Janakieski, Goran Grujevski, Nikolla Boshkoski, Toni Jakimovski, Edmond Temellko, ish kryetarët e komunave Toni Trajkovski dhe Vlladimi Talevski, pastaj të gjithë anëtarët e njësitit alfa të akuzuar në “Tortura”, Bedredin Ibraimi, Menduh Thaçi, gjyqtarja Svetllana Kostova, ish-ministri Lupço Dimovski … si dhe i ndjeri Kosta Krpaç, por edhe Zarko Llukovski, i cili vdiq sot, janë ndër zyrtarët e akuzuar dhe të dyshuar t ë cilët ishin amnistuar. Gruevski dhe Jankulloska janë dënuar dhe Gruevski, Ibraimi, Mijallkov dhe Thaçi janë dënuar me burg, por asnjëri prej tyre nuk është në burg, të gjithë janë në procedurë të ankimimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button