U shpall gjendja e jashtëzakonshme edhe në Laç, Rama: Të gjithë në hotele, nga sot nuk do të ketë më asnjë çadër

Edhe Laçi do të futet në territorin ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Këtë e konfirmoi kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë.

“Edhe Laçi do të futet në territorin e gjendjes së jashtëzakonshme, në mënyrë që çdo i dëmtuar nga Laçi të mos ndihet i përjashtuar”- tha kryeministri, transmeton Top Channel.

Më poshtë kryeministri tha se banesat që janë shpallur të pabanueshme do të shemben shumë shpejt.

“Më duhet edhe të riktheksoj se të gjitha palestrat duhet të zbrazen dhe t’i kthehen nxënësve të shkollave. Kjo për zonat urbane. Për zonat rurale do bëjmë çmos që të mos i largojmë nga zona e tyre pasi puna e tyre është e lidhur me bujqësinë. Nga sot nuk do të ketë më asnjë çadër”- tha kryeministri.

As sot Rama nuk i kurseu kritikat për mediat, duke qenë i ashpër me ata që përhapin panik ose publikojnë lajme të rreme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button