RMV, subvencionet për rritjen e pagave kanë filluar, kompanitë do të aplikojnë në DHP

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska dhe Drejtoresha e zyrës për hyra publike Sanja Lukarevska e prezantuan Ligjin e ri për subvencionimin e kontributeve për rritje të pagave, i cili ka filluar para pak kohe. Ministrja Carovska u bëri thirrje kompanive ta shfrytëzojnë këtë masë, për të cilën tha se direkt i inkurajon dhe mbështet punëdhënësit për të rritur pagat e punëtorëve, njofton Meta.mk, transmeton Portalb,mk.

“Rritja e pagave do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e standardit ekonomik të punonjësve dhe do të stimulojë rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Kjo zgjidhje ligjore është me kërkesë dhe është përgatitur në bashkëpunim me sektorin e biznesit, kryesisht me punëdhënësit nga aktivitetet intensiv të punës dhe parashikon subvencionimin e kontributeve nga shteti për paga që rriten nga 600 deri në 6,000 denarë”, tha ministrja Carovska.

Për këtë qëllim në Buxhetin e vitit 2020 janë siguruar 2.4 miliardë denarë dhe këto fonde do të paguhen si kontribute në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor, Fondi për sigurim shëndetësor dhe Agjencinë për punësim.

Drejtoresha Lukarevska theksoi se Zyra Drejtoria për të hyra publike dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale janë përkujdesur që punëdhënësit të mund ta përdorin këtë të drejtë në mënyrën më të thjeshtë, me ç’rast dispozitat ligjore dhe zgjidhja softuerike që e mundësojnë përdorimin e subvencioneve duke paraqitur llogaritjen e MPIN në Drejtorinë për të hyra publike.

“Kërkesën për subvencionim të kontributeve punëdhënësit do ta parashtrojnë përmes përllogaritjes së pagës së integruar mujore (forma MPIN), duke shënuar një tregues për personin për të cilin kërkojnë subvencionim të kontributeve në bazë të rritjes së pagës. Me shënimin e shifrës, Drejtoria për të hyra publike e kontrollon nëse personin specifik (personi i siguruar) dhe punëdhënësi i përmbushi kushtet ligjore dhe në Deklaratën e Pranimit i japin njoftim për punëdhënësin”, tha Lukarevska.

Ligji për subvencionimin e kontributeve për rritjen e pagave do të zbatohet në tre vitet e ardhshme dhe subvencionet mund të përdoren pavarësisht nga lartësia e pagave, thuhet në komunikatën e  Ministrisë për punë dhe politikës sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button