Ministria ka publikuar draft versionin e ligjeve të reja për menaxhim të rrjedhave të veçanta të mbeturinave

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nëpërmjet një kumtese e informon publikun se Draft versionet e ligjeve të reja në fushën e menaxhimit të rrjedhave të veçanta të mbeturinave janë në dispozicion në faqen e internetit të Ministrisë, transmeton Portalb.mk.

Në faqen e ministrisë janë të publikuara: Ligji për përgjegjësinë e zgjatur të prodhuesit për menaxhimin e rrjedhave të veçanta të mbeturinave, Ligji për menaxhimin e paketimit dhe mbeturinave të paketimit, Ligji për menaxhimin e baterive dhe akumulatorëve dhe baterive dhe akumulatorëve të mbeturinave, Ligji për menaxhimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike dhe mbeturinave të pajisjeve elektrike dhe elektronike dhe Ligji për menaxhimin e rrjedhave shtesë të mbeturinave në sistemin e përgjegjësive të zgjatura të prodhuesit.

Klikoni këtu për të parë draft versionin e ligjeve të reja.

Nga ministria njoftojnë se në mënyrë që të sigurojë qasjen e publikut gjatë sjelljes së ligjeve, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor  do të organizojë dy debate publike, më 17.12.2019 në Odën Ekonomike të RMV dhe më 18.12.2019 në Klubin e Organeve të Administratës Shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button