Udhëzim: Si të dhurosh online për familjet e prekura nga tërmeti, nevojiten para (VIDEO)

Familjet e dëmtuara nga tërmeti me pasoja katastrofale në Shqipëri kanë nevojë për të gjithe ne!
Kontributin tënd për rimëkëmbjen e tyre ti mund ta japësh lehtë dhe pa kosto shtesë përmes e-albania.al/dhuro, duke caktuar shumën që dëshiron të dhurosh përmes kartës së kreditit apo debitit. Në këtë video keni udhëzime si ta bëni këtë, njofton Portalb.mk.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se për të luftuar pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 28-nëntorit, na duhen ndihma monetare, dhe jo materiale.

“Plaga është tek mungesa e banimit dhe strehimit. Ndaj duhet të fokusohemi tek ky kontribut. Për këtë kontribut unë mendoj që është shumë pozitive dhe ndihmëse për ne që në komitetin kombëtar të rindërtimit të na përfshihen edhe organizatat që kanë grumbulluar një sasi të konsiderueshme monetare nga kontributet e të gjithë njerëzve nëpër botë, pro edhe brenda Shqipërisë që do të jenë në tryezë për të garantuar bashkëpunim, për të qenë një me qeverinë në këtë situatë. Është me rëndësi që planet dhe projektet të jenë të koordinuara”, tha Rama.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button