Është nënshkruar kontratë për termocentralin fotovoltaik Osllomej

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, dhe ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, morën pjesë në ngjarjen solemne në nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit fotovoltaik Osllomej, me fuqi të instaluar prej 10 MW, transmeton Portalb.mk.

Angjushev potencoi se ky është një shembull i mirë për shndërrimin e kapaciteteve të gjenerimit të energjisë elektrike nga karburantet fosile, të cilat janë në fund të jetës së tyre, në kapacitet energjetik që prodhon energji elektrike nga burime të rinovueshme, më konkretisht në këtë rast ndërtimi i termocentralit fotovoltaik.

“Ky është vetëm fillimi i 10 megavatëve të parë të instaluar në termocentralet fotovoltaike. Edhe pse këto janë vetëm 10 megavatët e parë, ato janë rreth 50% e asaj që është bërë në 20 vitet e fundit në vendin tonë. Thjesht dua të kujtoj se në gjithë këto vite mbrapa në vendin tonë janë bërë vetëm 18 megavat fotovoltaikë, ndërsa tani me këto 10 megavat praktikisht është 50% e gjithçkaje të bërë deri më tani. Por ky është vetëm fillimi dhe së shpejti pas kësaj do të ketë një tender të ri publik për 10 MW të ri në Osllomej dhe 2 tenderë shtesë për 50 MW të cilat do të bazohen në një partneritet publik-privat”, tha zëvendëskryeministri Angjushev.

Ministri Bekteshi ceku se në dy vitet e kaluara së bashku me Zëvendëskryeministrin Angjushev është krijuar një politikë plotësisht e re energjetike në Maqedoninë e Veriut.

“Termocentrali Osllomej nuk ka punuar me vite dhe ne tani pikërisht në fushën ku është shfrytëzuar qymyri fillojmë me investime që do të jenë jo vetëm në interes të sektorit të energjisë të vendit tonë, por edhe në interes të të gjithë qytetarëve që jetojnë në komunën e Kërçovës dhe rrethinë. Nga një strukturë ndotëse përmes ESM-së, shteti tani ndërton kapacitete që do të prodhojnë energji të pastër. Kapacitetet  janë të pajisura me teknologjinë më të fundit dhe ne si Ministri e Ekonomisë do të vazhdojmë të punojmë në atë drejtim. Dhe kam nderin të deklaroj që vjeshtën e ardhshme do të kemi një kapacitet të ri që do të siguroj energji për sfro 2,000 familje në Kërçovë”, tha Bekteshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button