U ndezën qiri në Tetovë, qytetarët solidarizohen me viktimat e tërmetit në Shqipëri

Sot disa aktivistë të organizatave joqeveritare ndezën qiri në qendër të Tetovës, kjo për t’i nderuar të gjithë ato të cilët humbën jetën si pasojë e tërmeteve me pasoja tragjike të cilat ndodhën në Shqipëri. Me qiri të ndezura, u improvizuan data 26 nën moton “Të mos përsëritet”, shkruan Portalb.mk.

Që të realizojnë idenë që erdhi nga konsultime me profesorin Arsim Sinani, për t’u solidarizuar me popullin shqiptar pas tërmetit që mori disa jetë njerëzish, disa aktivistë nga organizata joqeveritare të ndryshme, u mblodhën në sheshin e Tetovës, për të shprehur dhimbjen duke ndezur qiri me të cilat u improvizua data e ditës së tragjedisë, duke përçuar mesazh që kjo ditë të mos përsëritet.

“Duke u solidarizuar me familjarët e viktimave të tragjedisë së fundit në Shqipëri dhe për nderim të ditës së Flamurit, si dhe duke përcjellë me dhimbje gjendjen në Shqipëri, disa aktivistë  nga OJQ të ndryshme, si dhe qytetarë të rastit nga Tetova përkrahëm moralisht dhe ndamë dhimbjen me banorët e Durrësit, Thumanës dhe mbarë Shqipërisë. Me këtë rast u ndezën qirinj në shenjë respekti dhe kujtimi për viktimat” tha organizatori, Naim Iljazi.

Përveç kësaj, aktualisht në disa lokacione të Tetovës po bëhet grumbullimi i mjeteve financiare për të mbijetuarit e kësaj tragjedie.

Qiritë e ndezura në nder të viktimave nga tërmeti në Shqipëri.
Qiritë e ndezura në nder të viktimave nga tërmeti në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button