Magjistraturë blihet për qindra euro, plagjiatet të pranishme në universitete

Fejsbuku dhe ueb-faqe për shitje çdo ditë plotësohen me shpallje për përgatitje të punimeve seminarike, punimeve të magjistraturës, detyra të projekteve.

Hulumtimi i Radio MOF tregon se magjistratura për ekonomi prej 60 faqeve kushton 200 euro. Punimet seminarike janë shumë më të lira, pra mund të blihen prej 400 denarë e më shumë, varësisht nga tema dhe numri i faqeve. Ka edhe variante më të lira, ashtu që prej ndonjë “shkruesi” tjetër punim i këtillë prej 60 faqeve mund të blihet për 7800 denarë, transmeton Portalb.mk.

-Çmimi i punimeve të magjistraturës është 130 denarë për faqe dhe zakonisht përgatitet brenda një periudhe prej 30-45 ditësh. Përdorim letërsi të huaj dhe të vendit në lidhje me temën. Parimi i punës mund të zhvillohet kapitull për kapitull (për shembull përpunojmë një kapitull dhe ua dorëzojmë) mund së pari pjesën teorike, pastaj hulumtimin. Pagesa është gjysma para dhe gjysmën tjetër pasi të fillohet me pjesën tjetër. Punimet e magjistraturës i punojnë persona profesionist në lidhje me temën, është përgjigja që Radio MOF e kanë marrë nga grupi prej në Fejsbuk i cili shet punime seminarike dhe të magjistraturës.

Profesoresha Mirjana Najçeska, e cila ligjëron në Institutin për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike pranë UKIM, flet për përvojën e saj me punimet e magjistraturës të studentëve.

-Aq kë rënë niveli i cilësisë të të gjitha gjërave që paraqesin punime të cilat vijnë nga studentë, veçanërisht nga studentët në studime pas diplomike me të cilët punoj edhe në studimet e doktoraturës. Profesorët janë të gatshëm madje të bëjnë lëshime, vetëm t’i përfundojnë ciklet në të cilat studentët kanë hyrë që të mund të vijnë në nivel të caktuar të punimeve përfundimtare dhe përfundim të studimeve të magjistraturës dhe doktoraturës. Unë personalisht po, kam hasur në kontakt me plagjiate disa herë dhe kam reaguar në mënyrë që thjeshtë jam tërhequr nga mentorimi, përkatësisht nga komisioni në të cilin kam qenë anëtare, për shkak se jo gjithmonë njeriu mund deri në fund të luftojë me atë që paraqet konformizëm, që tash më praktikohet në fakultetin tonë në lidhje me këto gjëra, thotë Najçeska.

Në lidhje me atë çfarë sanksione ndërmerren, Najçeska thotë që për momentin për problem të këtillë nuk ka mënyrë si të reagohet në nivel sistemor, shtetëror.

-Thjeshtë studenti do të shkojë në institucion privat në të cilin nuk pranohet nivel më i lartë i kontrollit, në aspekt të asaj çka paraqet plagjiat, ndërmarrje joadekuate e përmbajtjeve dhe ngjashëm. Mbesim në ndonjë limbo në të cilën nuk di si të reagosh, nga njëra anë, kushtimisht thënë mund ta përjashtosh studentin nga studimet pas diplomike apo studimet e doktoraturës, me atë që do atë që do ta humbësh studentin. Në anën tjetër, jeni të vetëdijshëm që nuk e keni arritur qëllimin sepse ai person sërish do ta fitojë titullin përkatës me plagjiat në ndonjë tjetrët universitet, sqaron profesoresha Najçevska.

Ekzistojnë numër i madh i softuerëve të huaj për zbulim të teksteve “copy-paste”. Në pajtim me Ligjin për veprimtari shkencore-hulumtuese, softueri plagijati.mk, që daton nga viti 2011, është obligativ për të gjitha punimet e magjistraturës, për specializim dhe punimet seminarike të cilat duhet të futen nga ana e mentorit, përkatësisht profesorit. Me këtë formohet bazë qendrore e të dhënave të atyre punimeve që më pas mund të përdoret për zbulim të plagjiateve.

-Plagjiate është vegël që ndihmon të zbulohen plagjiaturat nga një bazë jashtëzakonisht të madhe të punimeve, por nuk mund me 100% të tregojë nëse ndonjë dokument është plagjiat ose jo. Ky është vendim i mentorëve. Megjithatë, studentët nuk mund të dorëzojnë punime të njëjta apo të ngjashme me ato tash më të publikuara apo të prezantuara nga gjeneratat paraprake, për shkak se kjo vegël shumë shpejtë i zbulon. Donë të thotë se duhet të përpiqen të bëjnë diçka të re, thonë nga MASH.

Gjendja aktuale në softuerin sipas MASH

Në sajtin janë ngarkuar gjithsej 37.987 dokumente, tregon statistika e MASH-it. Ndër ato edhe punime magjistrature, diplomike dhe të doktoraturave. Nga 4.018 dokumente që janë analizuar, softueri ka detektuar 50% ngjashmëri tek 28 punime, ndërsa në 33 deri 90% ngjashmëri. Aty ku detektohet 100% ngjashmëri, nga MASH komentojnë se bëhet fjalë për raste kur i njëjti dokument është ngarkuar dy herë.

Personat të cilët i kemi kontaktuar,cilët merren me punime seminarike dhe të magjistraturës nga ne kërkuan të dhëna në cilin fakultet studiojmë, cili është mentori dhe a kemi nevojë për prezantim. Për punën e tyre japin garanci që dokumenti nuk do të jetë plagjiat dhe se studenti do të merr notë të lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button