Alternativa 28 Nëntorin e shënoi në Durrës, dhuroi ndihma të grumbulluara nga të rinjtë

107-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, lideri i partisë Alternativa, Afrim Gashi, ministri radhë e tyre i Kulturës, Hysni Ismaili dhe deputeti Rexhep Memedi e kanë shënuar me vizitë në prefekturën e Durrësit dhe me takim të qytetarëve që pësuan dëme nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kësaj vizite, siç njoftojnë nga Alternativa janë dërguar edhe ndihma.

“Të shqetësuar shumë nga gjendja e rënduar që i ka kapluar zonat e prekura nga tërmetet, kryetari Gashi i ngushëlloi familjet e atyre që ndërruan jetë, ndërsa të lënduarve u dëshiroi shërim sa më të shpejtë. Me këtë rast Gashi i përcolli edhe një sasi ndihmash që janë grumbulluar nga të rinjtë e Alternativës”, thuhet në kumtesën e Alternativës.

Kjo vjen ngaqë sot shënohet 107-vjetori i 28 nëntorit të vitit 1912, e kurse Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë të tragjedisë së saj që erdhi pas tërmetit prej 6.3 ballësh më 26 nëntor të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button