ASh-ja për 28 Nëntorin: E pritëm në zi, me shpresë që ditët e bardha të vijnë sërish

Këtë nëntor e pritëm në zi, me shpresë që ditë të bardha do të vijnë sërish, thanë nga partia Aleanca për Shqiptarët në telegramin e dërguar me rastin e 107-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, transmeton Portalb.mk.

Në telegramin e dërguar, tërë vëmendja është përqendruar në gjendjen katastrofale në Shqipëri, që u shkaktua nga seria e tërmeteve që filluan më 26 nëntor të 2019-s.

“Këtë nëntor e pritëm në zi, me shpresë që ditë të bardha do të vijnë sërish. Këtë nëntor nuk mund të festojmë por, nuk mund të rijmë pa e përmendur fuqinë e bashkimit, të trashëguar nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu! Ky nëntor edhe pse fatkeqësisht pranë një situate të tillë, po dëshmon zemërgjerësinë e shqiptarëve, po dëshmon se nuk harrojmë amanetin e të parëve. Në këtë ditë të madhe për shqiptarët lutemi që numri i viktimave nga tërmeti të mos rritet, lutemi që të lënduarit të shërohen sa më shpejtë, lutemi për ditë të mira në Shqipëri”, thuhet mes të tjerash në telegramin e ASh-së.

Kjo vjen ngaqë sot shënohet 107-vjetori i 28 nëntorit të vitit 1912, e kurse Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë të tragjedisë së saj që erdhi pas tërmetit prej 6.3 ballësh më 26 nëntor të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button